By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami e Murati, përplasen për tkurrjen e popullsisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami e Murati, përplasen për tkurrjen e popullsisë
Ballina 1Lajme

Bajrami e Murati, përplasen për tkurrjen e popullsisë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/03 at 6:38 PM
Kosova Times Published October 3, 2025
Share
SHARE

Zhvillimi ekonomik dhe tkurrja e popullsisë në Kosovë ka nxitur përplasje. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, akuzoi Qeverinë Kurti për mashtrim me propagandë, ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e akuzoi atë për manipulim të të dhënave dhe keqinterpretim të statistikave.

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mashtrim me propagandë sa i përket zhvillimit ekonomik në vend, duke u thirrur në të dhënat e fundit të Bankës Botërore për tkurrjen e popullsisë në Kosovë.

Sipas saj, Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, duke lënë pas edhe vendet që përballen me luftëra.

“Banka Botërore ua rrëzon propagandën: Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë. Më shumë njerëz ikin nga Kosova sesa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Këtë deklaratë e ka kundërshtuar menjëherë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili e akuzoi deputeten e LDK-së për manipulim me të dhëna dhe keqinterpretim të statistikave.

Sipas Muratit, rënia e numrit të popullsisë nga 1.76 milionë (sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2023) në 1.6 milionë (sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të vitit 2024) nuk paraqet emigrim masiv gjatë një viti, por është rezultat i një korrigjimi statistikor që reflekton më saktë të dhënat demografike të dekadës së fundit.

“ASK ka bërë vetëm vlerësime nga viti 2011 deri më 2023, të cilat nuk e kanë pasqyruar me saktësi ikjen e popullsisë në vitet e mëparshme, sidomos gjatë eksodit të madh të viteve 2014–2015, kur LDK-ja e Bajramit ishte në koalicion me PDK-në e Listën Serbe,ashtu siç pak a shumë po përpiqen të bëjnë edhe sot”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, deklaratat e Bajramit tregojnë ose manipulim të qëllimshëm, ose mungesë njohurie për statistikat, gjë që ngrit shqetësime edhe për cilësinë e arsimit në të cilin ajo është e angazhuar si ligjëruese.

 

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times October 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Mobilizimi rus, tentativë për ta trembur perëndimin me kërcënimin e një lufte

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
PDK – përkrahësve të saj: Shmangni çdo gjuhë nxitëse, fyese ose urrejtjeje
Aktakuzë ndaj një serbi për dhunimin e një burri shqiptar gjatë luftës
Lufta i ka kthyer qytetet ukrainase përgjatë vijës së frontit në një zonë të vdekur
Solidarizim me babanë që humbi të bijën nga tërmeti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?