By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO
Ballina 1Lajme

Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO

Kosova Times
Last updated: 2025/10/03 at 1:06 PM
Kosova Times Published October 3, 2025
Share
SHARE

Ozkan Ulutash, gjeneralmajori i Ushtrisë Turke ka marrë sërish komandën e KFOR-it, pas përfundimit të mandatit të komandantit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani. Gjatë ceremonisë u potencua ndikimi i këtyre forcave ndër vite për sigurinë e vendit dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO.

 

Ulutash gjatë marrjes së detyrës tha se është jetike vazhdimësia e misionit për një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet e vendit.

“KFOR-i ka shërbyer shumë mirë për Kosovën dhe është i gatshëm për çdo sfidë të sigurisë që mund të lindë. Po ashtu, dua të falënderoj KFOR-in për respektin dhe mbështetjen e dhënë ndaj partnerëve dhe komunitetit që shërben. Si pjesë e KFOR-it, prioritetet e mia gjatë këtij misioni kanë qenë gjithmonë të siguroj një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe të mbroj sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi ai.

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, tha se reduktimi i forcave të KFOR-it në Kosovë në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999, është dëshmia e sigurisë në vend.

“Kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për qëndrueshmërinë e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai ndër të tjera.

Në anën tjetër, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për përkushtimin ndaj paqes nga ana e KFOR-it. Ajo dha mesazhin e unitetit dhe kërkoi përpjekjen e secilit për përmbushjen e këtij qëllimi.

Osmani përmendi edhe aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe partneritetit me aleatët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Në një kohë kur kërcënimet ndaj paqes po shumëfishohen, aleanca është më e fortë kur qëndron me partnerë që vërtet e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht, përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përkrah aleatëve tanë, sepse vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot të bëhet paqja e qëndrueshme e nesër. Por duhet ta bëjmë të qartë: ka nga ata që përpiqen të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur, që duan të na kthejnë pas në të shkuarën. Për ta, përgjigjja jonë duhet të jetë e vendosur. Pajisja me lëshime ndaj diktatorëve dhe autokratëve nuk mund të jetë përgjigjja, sepse historia e tregon këtë herë pas here. Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve.”, theksoi presidentja.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times October 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

February 2, 2024

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane
Rusia do të rrisë shpenzimet ushtarake në një rekord të ri: lufta do të kushtojë 142 miliardë dollarë në 2025
Kryeministri Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alban Ajeti
Horoskopi ditor për 4 qershor 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?