By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?
November 3, 2025
Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten
November 3, 2025
Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit
November 3, 2025
Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar
November 3, 2025
Qeni vret një foshnjë nëntëmuajshe në Mbretërinë e Bashkuar
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fitore historike në Goteborg, Kosova e forcon pozitën e dytë në grup Uran Krasniqi/RTKLive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Fitore historike në Goteborg, Kosova e forcon pozitën e dytë në grup Uran Krasniqi/RTKLive
Ballina 1Sport

Fitore historike në Goteborg, Kosova e forcon pozitën e dytë në grup Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova Times
Last updated: 2025/10/14 at 12:02 AM
Kosova Times Published October 13, 2025
Share
SHARE

Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

 

Ky triumf e konsolidon pozitën e dytë të Kosovës në grup, duke e mbajtur gjallë ëndrrën për pjesëmarrje në Botëror.

Ndeshja e së hënës ka nisur me dominim të suedezëve në posedim, por Kosova është treguar më konkrete dhe më e rrezikshme para portës kundërshtare.

Goli i fitores është realizuar në minutën e tridhjetë e dytë nga Finsik Asllani, pas një aksioni të shpejtë ku kanë qenë të përfshinë Muriqi dhe Hoxha.

“Dardanët” kanë qenë shumë pranë golit të dytë në minutën e dyzet e tretë, kur gjuajtja e Abdullahut, pas një rrëmuje në zonën suedeze, është ndalur vetëm nga shtylla.

Në pjesën e dytë, Suedia e ka shtuar presionin në kërkim të barazimit, por Kosova ka treguar qëndrueshmëri në mbrojtje dhe ka rezistuar.

Rastet më të mira për vendasit i ka pasur Alexander Isak — në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, kur ka gjuajtur me kokë mbi traversë, në të shtatëdhjetë e katërtën, kur vetëm fati e ka shpëtuar Kosovën nga barazimi, si dhe në minutat shtesë kur sërish ka gjuajtur me kokë.

Me këtë fitore, Kosova e mbyll tetorin në vendin e dytë të grupit, pas Zvicrës, ndërsa Sllovenia renditet e treta dhe Suedia e katërta.

Ndeshjet e ardhshme, të cilat pritet të jenë vendimtare në garën për kualifikim, do të zhvillohen në nëntor, kur Kosova do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën, dy duele që mund të përcaktojnë kualifikimin e Botërorit. 

Kosova e mbyll pjesën e parë me rast tjetër për të shënuar

Kosova ka qenë shumë pranë golit të dytë në minutën e dyzet e tretë të ndeshjes kundër Suedisë, kur pas një rrëmuje në zonën vendase, gjuajtja e Abdullahut është ndalur nga shtylla, duke i mohuar dardanëve rritjen e epërsisë.

Pavarësisht humbjes së këtij rasti, Kosova po zhvillon një ndeshje të fortë dhe është në avantazh pas pjesës së parë në “Nya Ullevi” të Goteborg, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Goli i epërsisë është shënuar në minutën e tridhjetë e dytë, kur Finsik Asllani ka realizuar pas një aksioni, në të cilin kanë marrë pjesë Muriqi dhe Hoxha.

Suedia ka dominuar në posedimin e topit, por pa arritur të krijojë shumë raste të rrezikshme, ndërsa Kosova ka treguar efikasitet dhe organizim në lojë.

Kosova në epërsi me golin e Asllanit

Kosova e ka gjetur epërsinë në tokën suedeze ndaj kombëtares helvetike.

Ka qenë minuta e tridhjetë e dytë kur Finsik Asllani ka realizuar golin e avantazhit. E tëra ka ndodhur në një aksion ku protagonistë kanë qenë Muriqi, Hoxha dhe në fund Aslllani.

Paraprakisht, në një aksion tjetër, Asllani ka pasur një gjuajtje tjetër në drejtim të portës, po ku është treguar i pasaktë.

Megjithatë deri në fund të ndeshjes ka edhe shumë kohë.

Nis ndeshja Suedi–Kosovë

Ka nisur ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg.

Kosova e kishte fituar përballjen e parë me rezultat 2-0.

Paralelisht me këtë takim, po zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit mes Sllovenisë dhe Zvicrës.

Aktualisht, grupi kryesohet nga Zvicra, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e dytë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Suedia. 

Suedi – Kosovë, formacionet

Kosova luan sonte kundër Suedisë në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.

You Might Also Like

KOK nënshkruan sot Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”

Kosova fiton dhe avancon në raundin e dytë të kualifikimeve të Botërorit

Krasniqi: Idealet e tyre janë po aq të freskëta, sa dita kur ranë

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët

Kosova Times October 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Turqia thotë se është e gatshme të rivendosë raportet diplomatike me Sirinë
Iran: Laureatit të Nobelit iu mohua kujdesi mjekësor
Bislimi në Greqi flet për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe dialogun
“Më erdhën te pragu i derës”: Gazetarët në Serbi kërcënohen me vdekje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?