By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një muaj paraburgim për të pandehurin që sulmoi zyrtarin policor
October 14, 2025
Mblidhen kryeprokurorët, flasin për avancim të transparencës institucionale
October 14, 2025
Shkarkohet Tomasson, shkak humbja nga Kosova
October 14, 2025
Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, takon zyrtarë amerikanë
October 14, 2025
Ekspozitë me dorëshkrime dhe objekte të Dritëro Agollit
October 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike
Ballina 1Lajme

Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike

Kosova Times
Last updated: 2025/10/14 at 1:06 PM
Kosova Times Published October 14, 2025
Share
SHARE

Edward P. Joseph pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, tha se SHBA me “Model të Kosovës” për Donbasin dhe anëtarësimin e Serbisë e Kosovës në NATO, Trump mund të arrijë një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë.

Joseph, në një shkrim me titull “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thotë se me qëndrimet e tij të luhatshme ndaj Ukrainës, Presidenti Trump duket i gatshëm të tërhiqet nga përpjekja për ta ndalur luftën e Rusisë.

“Por ai nuk duhet ta bëjë këtë. Lufta brutale e Rusisë do të vazhdojë, edhe me rritjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Në vend të kësaj, Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik’, shkruan ai.

AI flet për Modelin e Kosovës për Donbasin. “Në vend të kërkesave të paqarta për “shkëmbime territoriale”, SHBA mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për Donbasin, e modeluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së – rezolutë që përcaktoi statusin e përkohshëm të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.Ky model anashkalon njohjen e menjëhershme të sovranitetit, duke ia lënë vendimin popullit në një të ardhme të pacaktuar. Vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare (OKB apo OSBE) në territoret e diskutueshme. Lejon që Ukraina të ruajë pretendimin ligjor për Donbasin, ndërsa i ofron Rusisë një mënyrë “dinjitoze” për të pranuar armëpushimin. Si në Kosovë, edhe në Donbas do të ketë: Referendume të ardhshme për statusin final, rregullim të çështjeve të pronës, kthim të refugjatëve dhe largim të ndikimit rus”, shkruan ai.

Serbia në NATO – Goditje Strategjike për Moskën

“Një hap tjetër i fuqishëm do të ishte anëtarësimi i Serbisë dhe Kosovës në NATO. Serbia është aleat i ngushtë i Rusisë dhe kundërshtare e pavarësisë së Kosovës, e mbështetur nga Moska dhe Pekini në OKB. Nëse: SHBA i ofron Serbisë një marrëveshje të favorshme dhe ndihma ekonomike dhe ushtarake, Vuçiç arrin të arsyetojë politikisht përmbysjen historike përpara opinionit publik serb (ku Trump gëzon popullaritet të madh), atëherë anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte një tronditje për Kremlinin. Kjo do të: Izolojë më tej Rusinë në Evropë, forcojë pozicionin e Perëndimit në Ballkan, largojë ndikimin rus dhe kinez nga Serbia, nxisë paqe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshje Historike në Shtëpinë e Bardhë, Trump mund të thërrasë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington për të nënshkruar: Një marrëveshje për paqe dhe njohje të ndërsjellë (pa e quajtur formalisht njohje). Angazhim për anëtarësim të përbashkët në NATO (me kushte reformash). Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo do t’i jepte Trump-it një fitore të jashtëzakonshme diplomatike që s’kanë arritur ta realizojnë presidentët amerikanë prej Bill Clintonit e këtej”, tha ai.

Edward P. Joseph është pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme dhe në Qendrën Merrill për Studime Strategjike.

You Might Also Like

Një muaj paraburgim për të pandehurin që sulmoi zyrtarin policor

Mblidhen kryeprokurorët, flasin për avancim të transparencës institucionale

Maqedonci në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, takon zyrtarë amerikanë

Kurti: Shoqëria që mbron krijimtarinë është shoqëri që beson në vetvete

KPM publikon raportin preliminar për monitorim të mediave gjatë zgjedhjeve

Kosova Times October 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qytetarët ankohen për vonesa në linjat urbane në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times August 17, 2025
Hezbollahu tregoi se si dukej raketa që hodhën në Izrael: Kishte një kokë 500 kg
Shefi i EULEX viziton Prokurorinë Speciale: Mbështes punën e prokurorëve
Washington Post po trondit një skandal të ri: Një karikaturiste e famshme la punën e saj për shkak të censurës
Një vend evropian ku mund të flini ose të kamponi kudo në natyrë, por me një kusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?