By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18-vjeçari mbyti nënën e tij me peshqir – Ai vetë i njoftoi autoritetet
October 21, 2025
Polonia arreston tetë persona. “Ata po përgatitnin sabotim me urdhër të Rusisë”
October 21, 2025
Një sulm ajror i fuqishëm ukrainas ndaj Rusisë po zhvillohet
October 21, 2025
Ish-spiuni i KGB-së: Putin, mos shko në Budapest
October 21, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Shkelje ligjore në procesin e REM-it në Serbi
October 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: BE t’i bëjë presion Serbisë, ne jemi në favor të dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: BE t’i bëjë presion Serbisë, ne jemi në favor të dialogut
Ballina 1Lajme

Gërvalla: BE t’i bëjë presion Serbisë, ne jemi në favor të dialogut

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 5:31 PM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po shqyrtohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën ka paraqitur një foto nga një ndeshje futbolli në Beograd, ku është shpalosur një grafit i madh agresioni ndaj Kosovës.

 

“Në Serbi mund të shihni grafite të mëdha e murale si ky, ku shkruhet: kur ushtria të kthehet në Kosovë. Nuk shkruhet nëse ushtria të kthehet, por kur kthehet. Ata nuk e fshehin qëllimin e vetë, ata janë të qartë për këtë haptazi. Ne jemi në favor të dialogut dhe vërtetë dua të shfrytëzoj këtë rast për të lavdëruar punën e Sorensenit se si mund të arrijmë në rezultate të mira edhe me refuzimin e Serbisë. Por, ju lutem na duhet një dialog i vërtetë, e jo mashtrim nga Vuçiqi”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tutje ka theksuar se Serbia ka treguar në vitin 2023 se është e gatshme për luftë. “Vuçiqi mund të pengohet e jo të bindet. Në shtator 2023 Serbia kreu një sulm ushtarak kundër Republikës së Kosovës duke dërguar grupe paramilitare të pajisura nga Serbia me pajisje anti-tank me plane për të marrë territorin tonë verior me dhunë. Komandanti i atij inkursioni ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën, ndërsa Vuçiqi e mbanë atë si mysafir nderi. BE-ja duhet të bëjë presion, nëse nuk ka masa për Serbinë ata do të eskalojnë edhe më tutje sepse nuk kanë kujt t’i frikësohen. Ministri aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, Gjuriq e di shumë mirë. Ai nuk ka probleme me vrasës e dhunues, ai mund të ketë zë të butë, por ai u ulë për kafe pas sulmit në Banjskë me Radoiçiqin”, ka nënvizuar Gërvalla.

Ajo e gjatë fjalimit të saj ka kërkuar lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar në Serbi, derisa ka kërkuar më shumë presion të faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë.

“Ne po e ndjekim rrugën për integrimin euro-atlantik, Serbia po shkon në drejtimin e kundërt, drejt Rusisë. Mos prisni shumë gjatë, është porosia jonë, mos filloni një luftë tjetër ballkanike”.

Gërvalla: Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, është ambicie hegjemoniste e Serbisë

(Plotësuar, 16:45) Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se nuk ekziston ‘Kosovë e Metohi’ dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, duke reaguar ndaj homologut serb, Marko Gjuriq,  i cili gjatë fjalimit të tij iu referua Kosovës me këtë term shovinist.

“Më lejoni ta bëjë të qartë se nuk ka ‘Kosovë e Metohi’, ajo nuk ekziston, zonja dhe zotërinj. ‘Kosova dhe Metohia’ është një shprehje, shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën, është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara është 99 për qind në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO-s e më pro SHBA-së në botë. Ne jemi mbështetur e mbrojtur nga gjenocidi i Serbisë nga NATO e SHBA”, ka theksuar Gërvalla.

Ajo tha se shteti i Kosovës është i fortë dhe se “fuqia jonë rrjedhë nga populli ynë, nga demokracia jonë perëndimore e ekonomia e fortë”.

“Ne kemi pasur zgjedhje për parlamentin këtë vit, të cilat janë vëzhguar nga vëzhguesit lokal e ndërkombëtarë. Kemi pasur edhe zgjedhje lokale në tetor të cilat ishin të lira e të të drejta gjithashtu. Për herën e pestë me radhë Banka Botërore e ka renditur Kosovën në mesin e udhëheqësve kryesor të zhvillimit ekonomik në tërë botën. Investimet e huaja të drejtpërdrejta po rriten dhe të hyrat doganore dhe akcizat po rriten gjithashtu. Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë në indeksin për rend e ligj me 94 nga 100 pikë gjithsej”, ka shtuar Gërvalla.

Seanca e KS të OKB-së, diskutohet raporti për Kosovën

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të paraqitet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e misionit mbështetës në Kosovë, UNMIK. Zëvendëspërfaqësuesi Special i OKB-së në Kosovë, Milbert Dongjoon Shin tha se që nga zgjedhjet nacionale të mbajtura në shkurt, përçarjet mes partive nuk kanë lejuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë, dhe kjo ka qenë pengesa e vetme për funksionimin e institucioneve qendrore.

Ai tutje ka thënë se më 10 tetor me zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, ky organ është shpallur i konstituuar nga kryetari.

“10 deputetë serbë e kanë kontestuar këtë në Gjykatën Kushtetuese. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ritheksojmë se respektimi i pavarësisë së gjyqësorit mbetet gur-themel i shoqërisë demokratike. Dhe po ashtu shpresojmë që në përputhje me vendimin përfundimtar të Gjykatës përçarjet politike do të të tejkalohen që populli të përfaqësohet e shërbehet nga institucionet e veta”, tha ai.

Shin tutje ka thënë se i kanë mirëpritur takimet e dialogut në qershor e në shtator midis Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“I bëjmë thirrje të dyja palëve që të shmangim masa që mund të gërryejnë mirëbesimin dhe inkurajojmë palët që të trajtojnë çështjet e mbetura në mirëbesim”, shtoi ai.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq e ka nisur fjalimin e tij në këtë seancë duke thënë se “të drejtat themelore të serbëve po injorohen dhe po gërryhen sistematikisht”.

“Ajo që shohim sot nuk është kontekst abstarakt. Këtë vit festojmë 80 vjetorin e Kombeve të Bashkuara, një fanar shprese që doli nga hiri i luftës më të rëndë botërore me premtimin ‘Asnjëherë më, kurrë më ‘, por në dheun sovran të një shteti sovran të OKB-së, ky zotim testohet. Ka sulme të vazhdueshme, persekutim i pandalur, arreste arbitrate dhe dhune e pakontrolluar, sfidë e drejtpërdrejt ndaj parimeve të OKB-së. Serbia mirëpret raportin e sekretarit të përgjithshëm si hap modest, për një raport të balancuar, por të vërtetë”, tha ai.

Gjuriq tutje u ankua për mbylljen e strukturave paralele në veri, siç e quajti ai nga “regjimi i Kurtit”.

“Ka thyer 128 institucione jetike në pjesën e shumicës serbe, siç janë mbrojtja sociale, posta, pensionet, punësimi  e kështu me radhë. Edhe kryqi i kuq është shënjestruar, një shkelje flagrante. Raporti vetë e thotë citoj: Autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të mbyllin institucionet e udhëhequra nga Serbia, duke përfshirë edhe fondin e sigurimit shëndetësor. Biblioteka e qytetit dhe lokalet e muzeut, dega e kryqit te kuq në Zubin Potok e sallat sportive në Leposaviq”, ka shtuar  Gjuriq.

Tutje ai ka vazhduar me propagandën serbe, duke aluduar se sulmet me motive etnike janë bërë rutinore.

“Që nga marrja e pushtetit nga Kurti, mbi 30 të rinj janë shënjëstruar, dhe javën e kaluar një vajzë e mitur për pak sa i iku rrëmbimit, me fajin e saj të vetëm, etnia e saj. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm tragjedi e serbëve, është dështim moral i thellë ndaj veprimit. Çfarë e ardhme i pret fëmijët që mësojnë të fshehin gjuhën e tyre serbe që nga djepi. Këto mizori nuk janë aksidente, rrjedhin nga urrejtja e kultivuar në Prishtinë e përligjur me doktrinën e Kurtit për pastrim etnik të ngadalshëm”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, synimi i Kurtit është që të largojë serbët nga shtëpitë e tyre e nga toka e tyre, e që sipas Gjuriqit, këtë po e bën me armatosjen e FSK-së.

“Kjo po përkeqësohet edhe më tutje nga militarizimi i territorit me armatim të përshpejtuar të ‘të ashtuquajturës’ FSK dhe me blerje të dronëve kamikaz nga një vend fqinj. Përpjekjet e tyre kërcënojnë të thyejnë ambientin e sigurisë. Serbia vazhdimisht ka bërë paralajmërime se ndërtimi i paqes nuk do të thotë armatim i njërës palë duke lënë anash brengat e sigurisë të një vendi tjetër”, ka shtuar Gjuriq.

You Might Also Like

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Shkelje ligjore në procesin e REM-it në Serbi

Ambasadori i SHBA-ve në OKB: Ka ardhur që UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve

Rrahje në Podujevë, një i lënduar

Supremja pranon ankesën e Arbër Eminit, prishë vendimin e PZAP-së

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit uron Pavarësinë e Shqipërisë me foton e flamurit “Autochthonous”

Kosova Times Kosova Times November 28, 2023
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetje
Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë
Politico: BE përgatit sanksione kundër Kinës për mbështetjen e luftës në Ukrainë
Një shpërthim ka ndodhur në territorin e uzinës në Abakan ne Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?