Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ndërpreu seancën dhe shtoi se seanca mbetet e hapur në rast se ka ndryshim të qëndrimeve.
“Seance mbetët e hapur në rast se kemi ndryshime të qëndrimeve edhe unë ju bëjë thirrje të gjithë subjekteve politike, deputetëve të Kuvendit që ti bashkëngjiten të gjithë deputetëve tjerë që të mblidhemi dhe ti tejkalojmë këto ligje me rëndësi jetikë për të gjithë qytetarët e Republikës”, tha kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Kusari-Lila kritikon mungesën e opozitës në seancën e Kuvendit
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, ka reaguar ndaj mungesës së opozitës në seancën e sotme të Kuvendit, duke theksuar se përgjegjësia për funksionimin institucional bie mbi të gjithë deputetët. Ajo ka theksuar se formimi i komisioneve parlamentare është detyrë e grupeve parlamentare dhe jo e qeverisë, ndërsa opozita po shmang detyrimet e saj.
Kusari-Lila tha se më e lehta është që të abstenohet ose të mos vihet fare, “siç kanë bërë fatkeqësisht përfaqësuesit e grupeve tjera parlamentare, deputetët nga PDK, LDK, AAK, nga Nisma Socialdemokrate dhe një grup tjetër parlamentar”.
“Megjithatë, kjo nuk ua heq përgjegjësinë që e kanë dhe mund ta kenë në formimin e komisioneve të përhershme parlamentare”.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e përgjegjësisë së deputetëve ndaj qytetarëve: “Ajo çka për ne është shumë e rëndësishme sot është të marrim përgjegjësinë për detyrën e deputetit që e kemi, ta ushtrojmë atë përgjegjësi me nder, por edhe me obligimin që qytetarë e këtij vendi na kanë dhënë”, tha ajo.
Kusari-Lila bëri të qartë se formimi i komisioneve parlamentare nuk është kompetencë e qeverisë, por rezultat i bashkëpunimit mes grupeve parlamentare sipas forcës politike të fituar në Kuvend.




