Lajmin, për RTKlive, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rreth orës 05:00 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori, mashkull, ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.