By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS
January 23, 2026
Serbinë e presin pasoja rrënjësore nëse akuzat për përfshirjen e Vuçiçit në vjedhjen e supozuar të zgjedhjeve amerikane janë të vërteta
January 23, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Amerikë, stuhia dimërore kërcënon 160 milionë njerëz
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar
Ballina 1Lajme

Begaj uron Vitin e Ri: Standardi evropian për çdo shqiptar

Kosova Times
Last updated: 2025/12/31 at 3:03 PM
Kosova Times Published December 31, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se ky vit duhet të jetë një përpjekje e përbashkët për të kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje.

 

Në mesazhin e tij, Begaj vuri theksin mbi rëndësinë e familjes dhe vlerave që ajo transmeton, si përkushtimi, puna dhe solidariteti, si baza e një shoqërie të fortë dhe të drejtë. “Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gur themeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë”, tha ai.

Presidenti theksoi gjithashtu arritjet e shqiptarëve gjatë vitit që po mbyllet dhe sakrificat që qëndrojnë pas tyre. Ai përmendi progresin në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përpjekjet për të forcuar besimin tek institucionet dhe rolin ndërkombëtar të vendit.

Begaj uroi të gjithë shqiptarët, duke përfshirë ata në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, si dhe personelin që shërben larg familjeve gjatë festave, si mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikësit dhe gazetarët.

Ai përfundoi mesazhin duke nënvizuar rëndësinë e besimit dhe mirëkuptimit mes qytetarëve, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare: “Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht. Me vendosmëri për të ndërtuar të ardhmen tonë evropiane, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”

You Might Also Like

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Kosova Times December 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mijëra njerëz morën pjesë në një iftar në ajër të hapur në qytetin turk të Edirne

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Blinkeni në Izrael për të ardhmen e Gazës, derisa bombardimet s’po ndalen
Vitia dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
Meksikania tregoi gjoksin e zhveshur, klubi e ndaloi të vinte në stadium (VIDEO)
Haradinaj e Orav flasin për procesin zgjedhor e hapat drejt integrimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?