By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
Ballina 1Lajme

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/31 at 7:10 PM
Kosova Times Published December 31, 2025
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2026, duke shprehur dëshirën që ai të jetë vit i bashkëpunimit, përgjegjësisë e sukseseve.

 

“Sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte poashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi”, thuhet në urimin e Osmanit.

Sipas saj,  viti 2026 lë të jete një vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë.

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni,

Në këtë natë ndërrimi vitesh, teksa mbyllim një vit të mbushur me punë, vendime të rëndësishme, por edhe me sfida, ndalemi për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar së bashku dhe mbi forcën që kemi treguar si shtet dhe si shoqëri.

Viti që po e lëmë pas ka dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, me vlera dhe me unitet. Ka qenë një vit në të cilin kemi forcuar edhe më shumë pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, kemi mbrojtur rendin kushtetues e interesin shtetëror, si dhe një vit në të cilin kemi vazhduar punën për t’i forcuar aleancat tona me partnerët tanë strategjikë. Kosova ka treguar se është e pranishme, e dëgjuar dhe e respektuar në tryezat ndërkombëtare, si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie.

Kosova qëndroi e palëkundur ndaj çdo përpjekjeje destabilizuese, ndërsa brenda vendit vazhdon të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku të drejtat e njeriut, barazia dhe dinjiteti janë themeli ynë i përbashkët.

Sot, Kosova përmbylli një vit jo të lehtë, por një vit në të cilin zëri i saj u dëgjua fuqishëm dhe qëndrimi ynë në arenën ndërkombëtare ishte parimor dhe i palëkundur. Ishte një vit sfidues, sidomos me vonesat në themelimin e institucioneve, por ishte poashtu vit që na ka forcuar dhe na ka përgatitur të ecim përpara me më shumë besim dhe me më shumë përgjegjësi.

Ishte gjithashtu vit ku u dëshmua forca e demokracisë dhe e qytetarëve tanë: e punëtorëve, policëve e ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve plot ide inovative, grave e vajzave tona të jashtëzakonshme, si dhe e mërgatës sonë, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e pazëvendësueshme e zhvillimit dhe përfaqësimit të Kosovës në botë.

Viti 2026 që po vjen na gjen me përgjegjësi të reja dhe me synime të qarta. Synimi ynë mbetet një Kosovë akoma më e sigurt, akoma më e drejtë, akoma më e integruar dhe akoma më e zhvilluar. Një Kosovë ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku institucionet janë gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe ku çdo i ri dhe e re ka perspektivë për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet në vendin e vet.
Në Vitin e Ri, angazhimi ynë do të vazhdojë pa lëkundje për forcimin e vazhdueshëm të shtetit të së drejtës, avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë, rritjen e sigurisë, mbështetjen e familjeve, mbështetjen e rinisë, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.
Në këtë natë të veçantë, ju uroj shëndet, paqe dhe begati. Le të jetë viti 2026 një vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë.

Le ta nisim vitin e ri me besim në vete, në njëri-tjetrin dhe në Kosovën tonë.

Gëzuar Vitin e Ri 2026 me shëndet e plot momente gëzimi e feste, për ju dhe për Republikën e Kosovës!

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times December 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rashiq: Asociacioni do të jetë sfidë e mëdha për serbët e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Kush është Francesco Talo, italiani që iu bashkua “katërshes së madhe” në minutën e fundit?
Hoti thotë se shtyrja e regjistrimit të popullësisë sjell pasoja, i liston ato
Borziloku i Shenjtë: Një pastrues i mëlçisë dhe antidepresiv nga kopshti që është veçanërisht popullor në dimër
Deputeti i Dumës së Qarkut Khanty-Mansiysk u vra në Moskën e Re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?