Një grua kosovare ka raportuar në Polici se ka hasur në një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar në vlerë prej 100 eurosh.
Sipas njoftimit, ankuesja më 8 janar 2026 ka deklaruar se kartëmonedha është marrë nga një bankomat dhe dyshohet se nuk është autentike. Monedha është sekuestruar nga autoritetet për ekzaminime të mëtejshme.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë.




