By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës
Ballina 1Lajme

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2026/01/09 at 10:53 PM
Kosova Times Published January 9, 2026
Share
SHARE

Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-s ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bankës Botërore. Këto marrëveshje dështuan të miratohen në një seancë të mbajtur më 19 nëntor të vitit të kaluar. Mbetet të shihet se a do t’ia japë përbërja e re e Kuvendit, dritën e gjelbër fondeve të huaja.

 

Janë mbi 1 miliard euro, fonde të cilat tash e më shumë se një vit, presin që të shfrytëzohen nga Kosova. Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Këto marrëveshje ndërkombëtare presin ratifikimin që nga legjislatura e tetë e Kuvendit, duke qenë në duart e ligjvënësve nga fundi i vitit 2024.

Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-s ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian, dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim  të Bankës Botërore.

Nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i takuan rreth 882 milionë euro, për të cilat vendi ynë ka miratuar agjendën e reformave dhe tashmë është e qartë se ku do të shpenzohen këto para.

Mbi 90 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Financimit, mbështetje buxhetore për Kosovën nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim i Bankës Botërore, që synon përmirësimin e ligjit mbi financat publike dhe politikat fiskale.

Ndërkohë, 21 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për ndërtimin e çerdheve të reja, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një skeme të kuponëve, përmes të cilëve familjet do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në këto kopshte.

E Marrëveshja e Kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, e destinuar për zhvillimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Kosovë, ka vlerën e 18 milionë e 600 mijë eurove.

Fondet e Planit të Rritjes vlejnë deri në vitin e ardhshëm, megjithëkëtë Kosova mbetet vonë në miratimin e marrëveshjeve dhe po i nis me vonesë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Për skadimin e afatit të marrëveshjeve, vitin e kaluar paralajmëroi edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, duke vënë në pah se të rrezikuara mbesin miliona euro, për të cilat marrëveshja është nënshkruar që në prill të vitit 2024.

Kohë më parë, vetë Zyra e Bankës Botërore në Kosovë nënvizoi se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është 13 shkurti i vitit 2026.

 

Këto marrëveshje dështuan të miratohen në një seancë të mbajtur më 19 nëntor të vitit të kaluar, një ditë para se të shpërndahej Kuvendi, pasi opozita refuzoi të jetë pjesë e seancës.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, e qartësoi se do të ketë një shumicë të thjeshtë për konstituimin e Kuvendit 120 anëtarësh dhe për formimin e Qeverisë së re. Megjithëkëtë, miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon së paku 80 vota.

Nëse do t’i miratojë Kuvendi marrëveshjet ndërkombëtare pritet të shihet, pavarësisht se opozita disa herë ka deklaruar publikisht se do të kontribuojë për gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times January 9, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Kompania amerikane bën ulje historike në Hënë
Konde, më i miri i ndeshjes
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione kundër siguruesve rusë dhe 30 transportuesve të “flotës hije” të Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?