Një qytetar nga Ferizaj ka treguar shembull ndershmërie duke dorëzuar në polici një shumë parash që kishte gjetur në rrugë.
ipas Policisë Rajonale të Ferizajt, qytetari A. Cakolli (61 vjeç) është paraqitur rreth orës 16:00 në stacionin policor, ku ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Paratë janë numëruar në prani të qytetarit dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar shënim zyrtar. Mjetet aktualisht ruhen në stacionin policor në Ferizaj.
Policia u bën thirrje qytetarëve që janë pronarë të ligjshëm të kësaj shume parash të paraqiten në stacionin policor për verifikim dhe tërheqje të mjeteve.
Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, duke e vlerësuar atë si akt të lartë përgjegjësie dhe ndershmërie qytetare.



