(E plotësuar) Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Intervistimet po kryhen për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës theksojnë se janë të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.
Ndryshe, në Gjakovë dhe Prizren, disa persona janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim për dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore dhe shkelje të të drejtës së votimit.




