By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 245.000 të mbijetuar të Holokaustit janë gjallë nëpër botë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rreth 245.000 të mbijetuar të Holokaustit janë gjallë nëpër botë
Ballina 2Rajon / Botë

Rreth 245.000 të mbijetuar të Holokaustit janë gjallë nëpër botë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 3:04 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në 90 vende të botës jetojnë rreth 245.000 të mbijetuar të Holokaustit, ka treguar të martën një studim.

Sipas Claims Conference, organizatë që mbledh të dhëna për të mbijetuarit e Holokaustit, 119.300 prej tyre jetojnë në Izrael, 38.400 në Shtetet e Bashkuara, 21.900 në Francë dhe 14.200 në Gjermani.

“Gati të gjithë ata që kanë mbijetuar, kanë qenë fëmijë në kohën e persekutimit nazist, u kanë mbijetuar kampeve, getove, luftimeve dhe kanë jetuar në fshehtësi”, është thënë në raport, ku është theksuar që fëmijët kanë pasur mundësitë më të vogla për mbijetesë.

Me një mesatare moshe prej 86 vjetësh, ata janë “në një periudhë jetësore kur kanë nevojë për kujdes”, ka thënë Gideon Taylor, president i organizatës Claims Conference, duke shtuar se “duhet dyfishuar vëmendjen ndaj kësaj pjesë të popullsisë”.

E themeluar më 1952, organizata Claims Conference, ka qenë organizata kryesore që ka analizuar dëmet ndaj të mbijetuarve të Holokaustit, dhe ka qenë nënshkruese e Marrëveshjes së Luksemburgut, nën të cilën Gjermania e dikurshme Perëndimore ka marrë përgjegjësinë për mizoritë e nazistëve dhe ka paguar dëmshpërblim.

Nënshkrimi i marrëveshjes nga Gjermania Perëndimore është parë si hapi i parë i madh pas Luftës së Dytë Botërore, përgjatë së cilës janë vrarë gjashtë milionë hebrenj.

Prej atëherë, Gjermania ka paguar më shumë se 90 miliardë dollarë për hebrenjtë.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara

Kosova Times Kosova Times December 2, 2024
Bajrami: Rritja e çmimit të energjisë, ‘dhuratë’ që varfëron familjet
Në Krimenë e aneksuar, u raportuan vdekje nga një sulm me raketa
Sot moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore
Kurti: Për dokumentimin e krimeve të luftës kemi funksionalizuar Institutin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?