By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë zyrtarë të lartë të Huthëve pas sulmeve në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë zyrtarë të lartë të Huthëve pas sulmeve në Detin e Kuq
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë zyrtarë të lartë të Huthëve pas sulmeve në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 8:24 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se kanë vendosur sanksione të koordinuara ndaj katër figurave të rebelëve Huthi, për rolin e tyre në mbështetjen dhe organizimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.

Sulmet e Huthëve, të përkrahura prej Iranit, kanë çrregulluar tregtinë globale dhe kanë rritur shqetësimet për rritje të inflacionit.

Këto veprime i kanë thelluar shqetësimet se pasojat e luftës Izrael-Hamas mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.

Në mesin e personave të sanksionuar janë ministri i Mbrojtjes i Huthëve, Mohamed Nasser al-Atifi, komandanti i forcave detare të Huthëve, Muhammad Fadl Abd Al-Nabi, shefi i forcave të mbrojtjes detare, Muhammad Ali al-Qadiri dhe Muhammed Ahmad al-Talibi, të cilin të dyja qeveritë e kanë përshkruar si drejtor të prokurimit për rebelët Huthi.

“Bashkë me aleatët tanë, ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë personat përgjegjës për veprimet e papranueshme dhe joligjore të Huthëve, të cilat rrezikojnë jetën e detarëve të pafajshëm dhe pengojnë bartjen e ndihmave për banorët e Jemenit”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili është në vizitë në Lindje të Mesme.

Sanksionet synojnë të pamundësojnë Huthët për të kryer sulme në Detin e Kuq, ka thënë Britania.

Thesari amerikan ka thënë se al-Atifi ka paralajmëruar publikisht se Huthët do ta shndërrojnë Detin e Kuq në varrezë, në përgjigje të sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga ShBA-ja kundër Jemenit, me qëllim të sigurimit të trafikut komercial.

Al-Talibi është i përfshirë në përpjekjet për të kontrabanduar armë të ofruara prej Iranit, raketa, dronë në Jemen, ka thënë ShBA-ja.

Me këto sanksione, ShBA-ja ngrin të gjitha asetet që kanë personat e shënjestruar në tokën amerikane, dhe ua ndalon amerikanëve që të kenë kontakte me ta.

Britania ka thënë se personave të sanksionuar do t’iu ngrihen asetet, do t’iu vendosen embargo për armët dhe do t’iu ndalohen udhëtimet drejt saj.

You Might Also Like

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza

Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: “Rusët hodhën në erë digën”

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
Putin: Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore
Paviç për arsyen e refuzimit të Trump për t’u takuar me Vuçiqin
Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit
Millorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?