By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington
January 27, 2026
Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: QUINT kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit të BQK-së për dinarin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > QUINT kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit të BQK-së për dinarin
Ballina 1Financa

QUINT kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit të BQK-së për dinarin

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 2:16 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro.

Përmes një deklarate të përbashkët, ambasadorët e QUINT-it thanë se pezullimi i vendimit do të duhej të bëhej për të “mundësuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”.

“Çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, u tha në deklaratë.

Ambasadorët e QUINT-it thanë se rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme, që pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, synon të reduktojë paratë e falsifikuara dhe të ruajë stabilitetin financiar, por po ashtu “ngre shqetësime në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia”, u tha në deklaratën e ambasadorëve të QUINT-it.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania. Përfaqësuesit e këtyre shteteve u takuan më 26 janar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për këtë çështje.

Kurti, sipas njoftimit, gjatë këtij takimi kishte kërkuar nga ambasadorët e QUINT-it që të respektojnë vendimin e BQK-së.

“Kryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Ditë më parë, Uashingtoni po ashtu kërkoi që Kosova të rishqyrtojë vendimin, që do të pamundësonte serbët që jetojnë në Kosovë të përdornin dinarin serb për të bërë transaksione me dinar. Radio Evropa e Lirë kontaktoi guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili, lidhur me kërkesën e SHBA-së, por nuk mori ndonjë përgjigje.

Bashkimi Evropian, ndërkaq, ka thënë se ka kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë.

Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb, si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Në objektet tregtare, në zonat ku banojnë serbët në Kosovë, përveç euros, përdoret edhe dinari.

Kundër këtij vendimi të BQK-së, që do të pamundësonte përdorimin e dinarit, ka dalë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Sipas këtij subjekti, vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovës.

You Might Also Like

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusët të trazuar nga lajmet për zmbrapsjen e ushtrisë në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Ambasadori Gori: Formimi i AKS-së është shumë i rëndësishëm për Italinë, jemi kritikë ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane
Maqedonci: Kosova është e vendosur që të anëtarësohet në NATO
Haradinaj: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?