By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive parlamentare
June 28, 2025
UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
June 28, 2025
Arrestohen dy persona, u konfiskohet substancë narkotike
June 28, 2025
Nëntë persona lëndohen në aksidentin e dy veturave në Kopiliq të Skenderaj
June 28, 2025
KFOR-i polak me patrullime në zonën kufitare në veri të Kosovës
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët maqedonas thonë se dezinformatat kërcënojnë sigurinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Qytetarët maqedonas thonë se dezinformatat kërcënojnë sigurinë
Ballina 2Rajon / Botë

Qytetarët maqedonas thonë se dezinformatat kërcënojnë sigurinë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 7:06 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Dezinformatat po shndërrohen në një rrezik të vërtetë për shoqërinë dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut thonë nga organizata mediatike Metamorphosis.

Hulumtimi në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe gazetarëve përmes trajnimeve”, i cili zbatohet nga kjo organizatë, me mbështetjen e IFEX-it ( Rrjeti Global për Promovimin dhe Mbrojtjen e Lirisë së Shprehjes) ka nxjerrë në pah se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke e humbur besimin te mediat si rrjedhojë e dezinformatave.

Hulumtimi në fjalë ka nxjerr në pah se një numër i madh i qytetarëve në vend (49%) besojnë se lufta në Ukrainë është, në fakt, një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Kjo përqindje është më e lartë te qytetarët me arsim të lartë (50%), krahasuar me qytetarët me arsim të mesëm (44%) dhe qytetarët me arsim të ulët (35%).

Rreth 39 për qind e qytetarëve besojnë se në Ukrainë ekzistojnë laboratorë amerikanë për krijimin e armëve biologjike.

“Lufta në Ukrainë është luftë mes NATO-s dhe Rusisë”, “Ukraina rekruton fëmijë në frontin e luftës”, “Tregti me organe në Ukrainë” janë këto pjesë të qindra titujve në brendinë e së cilave janë shpërndarë dezinformata.

Në bazë të hulumtimit që ka realizuar organizata, në të gjitha këto tekste Ukraina portretizohet në dritën më të keqe të mundshme. Përkatësisht, Ukraina paraqitet si shtet i korruptuar shumë më i dobët ndaj Rusisë, ndërkohë që Rusia paraqitet si superiore dhe e fuqishme.

Filio Stojanovski, drejtor i Metamorphosis thotë për Radion Evropa e Lirë se media të caktuara online liferojnë tekstet nga mediat e Kremlinit pa u sqaruar kontesti i përmbajtjes së tyre ose pa u theksuar se në to ka elemente të manipulimit dhe gënjeshtra.

Stojanovski thekson se dezinformatat e këtilla kanë për qëllim të cenojnë besimin e qytetarëve kundrejt mbështetjes së autoriteteve zyrtare të Maqedonisë së Veriut ndaj luftës në Ukrainë si dhe ndihmës që ndan shteti për të ndihmuar Ukrainën.

“Dezinformatat e këtilla kanë ndikim më të madh në mesin e atyre qytetarëve për të cilët teoritë e caktuara konspirative janë të pranueshme”, shprehet Stojanovski.

Sipas hulumtimit, qytetarët e kuptojnë mirë natyrën e dezinformatave. Rreth 75 për qind mendojnë se dezinformatat e nxisin gjuhën e urrejtjes dhe ndarjet në shoqëri. Ndërsa, 68 për qind pajtohen se dezinformatat përbëjnë kërcënim për sigurinë.

Se shteti nuk ka kapacitet për t’u përballur me kërcënimet që pasojnë nga dezinformatat dhe format e tjera të luftës speciale, besojnë rreth 40 për qind e qytetarëve të anketuar.

“Mendoj se qytetarët me të drejtë kanë dyshime edhe rezerva lidhur me kapacitetet për të na mbrojtur nga dezinformatat, pasi nuk vërehet se ndonjë institucion ka ngritur nivelin e përgatitjes për t’u bërë ballë lajmeve të rrejshme në përputhje me zhvillimet, si dhe sulmeve”, thekson për REL-in Isen Saliu, gazetar. Ai konsideron se është koha e fundit që të përpilohen strategji për mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat.

Gjatë hulumtimit, qytetarët janë pyetur se cilat burime apo entitete i promovojnë interesat dhe qëndrimet pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast 15 për qind e tyre janë shprehur se kjo vjen nga partia politike E Majta, për dallim nga viti i kaluar kur kjo përqindje ishte rreth katër.

Hulumtimi i organizatës Metamorphosis ka nxjerrë në pah se shumica e dezinformatave pro-ruse për qytetarët maqedonas vijnë përmes mediave serbe, pasi, sipas tyre, Serbia është një vend që ende nuk ka sanksione ndaj Rusisë.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Familjarët e të vdekurve në nëndetësen Titan shprehin “mërzinë e thellë”

Kosova Times Kosova Times June 23, 2023
25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s: Rrëfimi i pilotit amerikan që bombardoi forcat serbe në Kosovë
Tragjedi në Turqi, autobusi bie nga 30 metra lartësi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur
Rebelët Huthi pretendojnë se kanë kryer sulme të reja ndaj anijeve
Qellimet e Moskes te qarta si dita! Parndalimi i Serbise per hyrje ne BE dhe mbajtja ne distance nga Uashingtoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?