By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik
Ballina 2Rajon / Botë

Në Serbi insistojnë që rregullorja e BQK-së të diskutohet në dialogun politik

Kosova Times
Last updated: 2024/02/01 at 4:20 PM
Kosova Times Published February 1, 2024
Share
SHARE

Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila e përcakton euron si valutë të vetme për pagesat në Kosovë – dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Me rregulloren e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, iu dha fund përdorimit të dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Banka Popullore e Serbisë tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi tha të mërkurën se do të sigurohet një periudhë tranzicioni nga dinari në euro dhe se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton ndalim të transferimit të parave nga Serbia në Kosovë.

Ai, po ashtu, tha se shpreson që bankat qendrore të të dyja vendeve të zhvillojnë bisedime, në mënyrë që të gjendet një mekanizëm për një transferim transparent të mjeteve.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Banka Qendrore e Kosovës tha se është e gatshme që të angazhohet në bisedime me institucionin homolog në Serbi.

Pa ofruar shumë detaje, BQK-ja tha se “ekzistojnë mënyra dhe shembuj” se si mund të realizohet “transferimi i mjeteve në llogaritë bankare të përfituesve në valutën euro”.

Por, Banka Popullore e Serbisë këmbënguli se rregullorja e BQK-së “nënkupton pamundësinë e pagesës së rrogave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të ardhurave të tjera për popullatën serbe në dinarë”.

Ky institucion tha se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore të Serbisë, “do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Serbisë” në Kosovë.

You Might Also Like

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer

Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL

Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë

Trump kërcënon se do t’i japë fund shpejt BRICS-it

Kosova Times February 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mbi 200 milionë amerikanë të prekur nga i ftohti ekstrem

Kosova Times Kosova Times December 24, 2022
Shtëpia e Bardhë: në betejat për Bakhmut, Rusia humbi 20 mijë të vrarë
Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë zjarri
Kongresi amerikan shmang mbylljen qeveritare
Kosovë, dyfishohet numri i të prekurve nga HIV AIDS gjatë vitit 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?