By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nuk do të lejojmë prekjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës – lufta e UÇK-së ishte e drejtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nuk do të lejojmë prekjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës – lufta e UÇK-së ishte e drejtë
Ballina 1Lajme

Kurti: Nuk do të lejojmë prekjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës – lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/23 at 3:42 PM
Kosova Times Published October 23, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të lejohet kurrë që të preket pavarësia, sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës.

Kurti ka shtuar se menduam që me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot.

“Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit. Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës”, u shpreh Kurti, duke shtuar se këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë.

Kurti këto komente i bëri gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa përmendi edhe disa nga të arriturat e kësaj lëvizje gjatë katër viteve të kaluara.

“Gjatë katër viteve të shkuara kemi pasur disa momente kulmore. Në shtator të vitit 2018 u mbajt protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës, në sloganin “Një popull si nënshtrohet një njeriu”. Në pranverën e vitit 2019 e kemi pasur fushatën masive gjithë Kosovën kundër PAN hajnisë, në tetor të 2019 dolëm të parët në zgjedhje dhe në shkurt të vitit 2020 e krijuam qeverinë e parë të udhëhequr nga LVV, Qeveria Kurti1  siç po e quajnë ata që kanë qejf të numërojnë”, tha Kurti.

Kurti shtoi se kjo qeveri nuk zgjati shumë sepse na qëlloj partneri jo i qëndrueshëm për interesa shtetërore dhe kombëtare.

“Në shkurt të vitit 2021, fituam sërish zgjedhjet, kësaj radhe me një rezultat historik, që nuk ka precedent në Kosovë. E sot e kemi qeverinë sërish nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje, në aleancë me Guxo e Alternativën, që po e quajnë qeveria Kurti2, ata që kanë qejf të numërojnë. Nuk do t´ua prishim qejfin, nuk do t´ua ndalim numërimin”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri ka folur edhe për Rexhep Selimin i cili ndodhet në paraburgim në Hagë së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, derisa tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe është e drejtë.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti në kuvendin e Kosovës, gjenerali i UCK që e kishim anëtar kryesie e kryetar të Grupit Parlamentar për të cilin kemi shumë krenari e mall, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi sërish teksa urojmë që të lirohet nga ato akuza të pabaza që janë bërë ndaj tij dhe të tjerëve. UÇK ishte dhe është e drejtë, andaj ajo do të dal e pastër edhe nga gjyqe të imponuara padrejtësisht nga politikanë të cilëve u mungonte largpamësia”, tha Kurti.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times October 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara dërguan një dron të ri zbulues në Detin e Zi, pavarësisht kërcënimeve ruse

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Ponosh shpjegoi se si Vuçiq e “detyroi” Blinken të kontaktonte me të
Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren
Rusia kreu një sulm ajror në Zaporozhye: katër të vrarë, 18 të plagosur
Raportohet se Trumpi do të takohet me Orbanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?