By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashani: Migracioni i parregullt nga Kosova drejt BE-së ka shënuar rënie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gashani: Migracioni i parregullt nga Kosova drejt BE-së ka shënuar rënie
Lajme

Gashani: Migracioni i parregullt nga Kosova drejt BE-së ka shënuar rënie

Kosova Times
Last updated: 2024/02/09 at 4:58 PM
Kosova Times Published February 9, 2024
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për rënien e rasteve të migrimeve të parregullta nga Kosova drejt BE-së, ndërkaq shtim të rasteve të migrimit për qëllim të punës që nga periudha e liberalizimit të vizave.

Kjo u bë e ditur sot në takimin e rregullt të koordinatorit kombëtar për Migrim, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani me Atashetë e Migrimit të ambasadave të huaja në Kosovë.

“Gashani tha se që nga fillimi i zhvillimit të politikave të migracionit të artikuluar në kuadër të dokumenteve strategjike, fokusi kryesor ka qenë tek parandalimi i migracionit të parregullt dhe garantimi i migrimit të sigurt, të organizuar dhe të rregullt. Dhe kjo qasje e ndërtuar ndër vite ka dhënë rezultatet e saj dhe tashmë tendencat e migracionit, veçanërisht migracioni i parregullt nga Kosova drejt Bashkimit Evropian, ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm, ndërsa trendi i migracionit të rregullt, veçanërisht për qëllime të punësimit, është në rritje”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në këtë takim zëvendësministri Gashani, vuri në dukje se në fushën e legjislacionit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pritet miratimi i  Ligjit të ri për të Huajt.

“Në kuadër të këtij projektligji kemi përfshirë disa çështje me rëndësi, të cilat padyshim se do të avancojnë sistemin për menaxhimin e migrimit në vend. Fokus i veçantë i është kushtuar parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe direktivave të BE-së që kanë të bëjnë me trajtimin dhe kthimin e migrantëve me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendësministri Gashani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times February 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Viola von Kramon: Vuçiq u takua me Zelenskiy për të bërë presion mbi Ukrainën

Kosova Times Kosova Times August 22, 2023
Haradinaj: Kryetarët e komunave nga AAK, kanë vendos standard në qeverisje
BQK publikon plan për veprim shtesë për dinar, liston lehtësirat
Çfarë shkruan France 24 për vizitën e Macron në Beograd?
Trupat ukrainase po tërhiqen në frontin në Pokrovsk për t’i shpëtuar rrethimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?