By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Dialogu, e vetmja rrugë përpara për Kosovën e Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Blinken: Dialogu, e vetmja rrugë përpara për Kosovën e Serbinë
Ballina 1Lajme

Blinken: Dialogu, e vetmja rrugë përpara për Kosovën e Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/15 at 8:22 PM
Kosova Times Published February 15, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetëson Bashkimi Evropian, është rruga e duhur dhe e vetme për dy vendet që të lëvizin përpara.

“Po bëjmë gjithçka të mundur për t’i mbështetur ato”, tha ai.

Kryediplomati amerikan i bëri komentet në një konferencë për gazetarë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Tiranë.

Ai tha se ShBA-ja do të punojë edhe me “Shqipërinë dhe të tjerët” për t’i ndihmuar Kosovën e Serbinë që të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Shtoi se vendi i tij e di se çfarë ka ndodhur në rajon 30 vjet më parë, ndaj “nuk mund të ketë përsëritje të saj”.

“Për këtë arsye jemi të angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Blinken.

Blinken nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për një vendim të autoriteteve në Kosovë, që ndaloi përdorimin e dinarit serb në vend, pas më shumë se dy dekadash.

Duke shprehur shqetësim për komunitetin serb në Kosovë, që prej vitesh merr pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia, ShBA-ja i kërkoi Qeverisë së Kosovës që ta tërheqë atë, por kjo e fundit nuk u zmbraps.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha të enjten se vendimi për dinarin “e ka ndikuar cilësinë e marrëdhënieve” mes ShyBA-së dhe Kosovës.

Ngjashëm tha një ditë më herët edhe ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Rama, duke folur përkrah Blinkenit, tha se autoritetet e Kosovës nuk duhet të marrin asnjë hap pa u koordinuar me ShBA-në.

“Veprimet që nuk konsultohen dhe koordinohen mund të sjellin ndonjë votë, por nëse politika e jashtme kthehet në instrument të politikës së brendshme, nuk fitohet e ardhmja”, tha kryeministri shqiptar.

Sipas tij, ShBA-ja është “mbështetëse e palëkundur e procesit të njohjes përfundimtare të Kosovës dhe të përmbushjes së subjektivitetit ndërkombëtar të saj”.

“Është mirë që shqiptarët kudo që janë, duke nisur nga ata në Kosovë, të mos harrojnë asnjëherë se pa ShBA-në s’do të kishte shtet të pavarur të Kosovës”, tha Rama.

Ngjashëm, edhe ai i dha mbështetje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se pa mbështetjen dhe besimin e aleatëve strategjikë “e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja shumë më e ndërlikuar”.

Blinken, po ashtu , tha se Shqipëria është një forcë e stabilitetit rajonal dhe u zotua se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë atë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

“Partneriteti mes ShBA-së dhe Shqipërisë është më i fuqishëm se kurrë. Kjo marrëdhënie është jetike për të adresuar shumë çështje të rëndësishme për popujt tanë”, tha sekretari amerikan i Shtetit.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Kosova Times February 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë
Kurti: Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor
Armenia me fytyrë nga perëndimi
Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?