Sot pas një debati prej rreth tre orësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
Pozita përkrahu strategjinë e prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa opozita e kritikoi atë për shkak se sipas saj nuk ka pasur diskutim të duhur nga akterë dhe në institucione gjegjëse të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit bëri me dije se kjo strategji është hartuar me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me shtetet mike të Kosovës, duke përshirë edhe shtetet e QUINT-it.
“Ky dokument paraqet objektivat strategjike të ndërlidhura me interesat jetike të Kosovës, siç janë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillmi shoqëror si dhe integrimi në strukturat euroatlantike dhe mekanizma të tjerë. Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE, si parakusht për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe rajonit tonë”, tha ai.
Sot pas një debati prej rreth tre orësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
Pozita përkrahu strategjinë e prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa opozita e kritikoi atë për shkak se sipas saj nuk ka pasur diskutim të duhur nga akterë dhe në institucione gjegjëse të Kosovës.
Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, pro votuan 60 deputetë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit tha se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon shqyrtimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027. Strategjinë e ka prezantuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti:Kosova po i afrohet kriterit të buxhetit të NATO-s për ushtri
Shefi i ekzekutivit bëri me dije se kjo strategji është hartuar me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me shtetet mike të Kosovës, duke përshirë edhe shtetet e QUINT-it, raporton RTKlive.
“Ky dokument paraqet objektivat strategjike të ndërlidhura me interesat jetike të Kosovës, siç janë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillmi shoqëror si dhe integrimi në strukturat euroatlantike dhe mekanizma të tjerë. Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE, si parakusht për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe rajonit tonë”, tha ai.
Kurti foli edhe rritjen e buxhetit të Kosovës në 102 milionë euro për sigurinë. Sipas tij, qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetje buxhetit të sigurisë. “Kemi rritur buxhetin në 52% buxhetin për FSK, nga 63 milionë, në rreth 102 milionë për vitin 2022. Qeveria e Kosovës, ka ndarë buxhetin më të lartë në historinë e Kosovës, duke e përafruar kriterin e NATO prej 3 % të GDP. Ky buxhet është vendosje një standardi të ri për Forcat e Armatosura. Me këtë buxhet ne kemi treguar për sigurinë tonë dhe ngritjen e kapaciteteve tona ushtarake”, tha ai.
Kurti ka falënderuar të gjithë ata që po japin mbështetje në Fondin e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu ai ka folur edhe për blerjet e pajisjeve të reja ushtarake për FSK-në. Ai ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e partneritetit për paqe. Kryeministri Kurti ka ftuar deputetët të miratojnë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027.
“Miratimi i strategjisë së e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, u jep drejtim institucioneve tona në përpjekje të politikave tona unifikuar që ndërlidhen me interesat tona shtetërore të sigurisë. Po ashtu siç ka ditur të çlirohet dhe pavarësohet Kosova, ajo do të dijë të rrijë si Republikë e pavarur dhe demokratike e Kosovës, theksoi ai.
PDK kërkon që të ketë një rishikim Strategjik të Sigurisë së Kosovës
Në emër të PDK-së, deputeti Rashit Qalaj, tha se nuk kanë mundur të japin mbështetje dhe kontribut në këtë strategji. Sipas tij, PDK kërkon që të ketë një rishikim Strategjik të Sigurisë së Kosovës dhe më pastaj të ketë rekomandime.
Sipas tij në hartimin e strategjisë duhet të ketë koordinim dhe përfshirë të të gjitha sektorëve.
LDK: Ky dokument nuk të bëj fare me nevojat dhe kërkesat e Kosovës
Ndërsa në emër të grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Anton Çuni, theksoi se është rasti i parë që kanë mendime të ndryshme, për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Edhe deputeti Çuni ka kritikuar këtë strategji. “Ky dokument nuk të bëj fare me nevojat dhe kërkesat e Kosovës”, tha ai.
AAK: Dokumenti është kopje e dobët e strategjive të kaluara
Kurse Bekë Berisha nga AAK tha se Strategjia Nacionale të Sigurisë e prezantuar nga Qeveria, është kopje e dobët e strategjive të kaluara.Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos transparencë gjatë hartimit të kësaj strategjie. Berisha u shpreh se si kryetar i komisionit dhe i tërë komisioni për Siguri në Kuvendin e Kosovës, është anashkaluar nga Qeveria, duke mos i dhënë hapësirë për sugjerime dhe për ta dhënë kontributin si deputetë.