By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda nderkombetare
October 12, 2025
Ne Shqiperi temperatura deri në 26°C
October 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 tetor 2025
October 12, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
October 12, 2025
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: Opozita proteston para Kryeministrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri: Opozita proteston para Kryeministrisë
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: Opozita proteston para Kryeministrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 11:54 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Qindra qytetarë shqiptarë u tubuan të martën para Kryeministrisë në Tiranë, në protestën e thirrur nga grupimi opozitar “Rithemelimi”, që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha iu drejtua protestuesve nga masa e ‘arrestit shtëpiak’ që i nënshtrohet tani, për shkak të hetimeve për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” – rast që dyshohet për korrupsion.

Ai u shfaq përmes një video-linku dhe nisi akuza kundrejt qeverisjes së Ramës.

“Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, një milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Ai kritikoi edhe sistemin e drejtësisë, por edhe ndërkombëtarët, duke thënë se “diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria i frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis opozitës.

Sipas tij, 33 vjet pas rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, “sot shqiptarët nuk kanë në shesh bustin e Enverit, por shtatoren e gjallë të diktatorit, Edi Rama.”

Pas fjalimit të Berishës, një pjesë e protestuesve hodhën tymuese drejt forcave policore dhe rrëzuan mburojën metalike të vendosur mes protestuesve dhe policisë.

Situata e tensionuar zgjati disa minuta dhe protestuesit u shpërndanë.

Kësaj proteste iu bashkua edhe Gazmend Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë, një grupim brenda Partisë Demokratike.

Ky fraksion i është bashkuar pak ditë më parë grupimit “Berisha” edhe në mbledhje të përbashkëta, por edhe në protestat që mbahen çdo pasdite pranë banesës së Sali Berishës.

Ndërkaq, protestës nuk i janë bashkuar as përfaqësuesit e asaj që njihet si Partia Demokratike zyrtare.

Rreth 1.000 forca të policisë mbikëqyrën protestën.

You Might Also Like

Axhenda nderkombetare

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Martinov: Kosova, vend i tolarencës

Kosova Times Kosova Times December 9, 2023
Një aeroplan ushtarak rus me vlerë 50 milionë dollarë rrëzohet në Detin e Zi
Qeveria miraton nismën për një marrëveshje me Shqipërinë
Basha: Fitorja e PPE-së, garanci për procesin integrues të Shqipërisë
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?