By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë
January 10, 2026
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

HRW akuzon Izraelin për bllokimin e ndihmës për palestinezët në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 3:41 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka dështuar që të respektojë urdhrin e gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara për të ofruar ndihmë urgjente për popullsinë në Rripin e Gazës, tha organizata Human Rights Watch më 26 shkurt, një muaj pas vendimit të publikuar nga gjykata në Hagë, që urdhëroi të parandalojë vdekjen dhe shkatërrimin në enklavën palestineze.

Në përgjigjen e parë ndaj rastit të ngritur nga Afrika e Jugut që e akuzoi Izraelin për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) urdhëroi Izraelin që të bëjë gjithçka që të shmangë vdekjen, shkatërrimin dhe çdo veprim të gjenocidit në Gazë. Por, GjND-ja nuk urdhëroi dhënin fund të ofensivës ushtarake që ka nxitur një katastrofë humanitare në enklavën e vogël palestineze. Izraeli mohon akuzat ndaj tij, duke thënë se po lufton në vetëmbrojtje.

Një muaj më vonë dhe pothuajse pesë muaj luftë, përgatitjet po bëhen që Izraeli të zgjerojë operacionin e tij tokësor në Rafah, qytezën më jugore të Gazës që gjendet përgjatë kufirit me Egjiptin, ku 1.4 milion palestinezë janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës palestineze.

Më herët gjatë të hënës, Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria i ka prezantuar Kabinetit të Luftës planin e tij operacional për Rafahun, por edhe planet për evakuimin e civilëve nga zonat e luftimeve. Për këto plane nuk janë dhënë detaje të tjera.

Situata në Rafah, ku të zhvendosurit janë vendosur në tenda, ka nxitur shqetësim botëror dhe aleatët e Izraelit kanë paralajmëruar atë që duhet të mbrojë civilët në betejën e tij kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në vendimin e muajit të kaluar, GjND-ja në gjashtë masa u përfshi edhe “ndërmarrjen e menjëhershme të masave për të ofruar shërbimet bazike dhe ndihmën humanitare për të adresuar kushteve të pafavorshme të jetës me të cilat po përballen palestinezët në Rripin e Gazës”.

Sipas vendimit, Izraeli duhet të dorëzojë një raport brenda një muaji për të treguar se çfarë po bën për të përmirësuar kushtet.

Organizata Human Rights Watch tha se Izraeli nuk po respekton vendimin, në pjesën kur flet për ndihmën humanitare. Kjo organizatë tha se ka prej kur është marrë vendimi pasur rënie prej 30 për qind të numrit të kamionëve me ndihmë që hyjnë çdo ditë në Gazë. Po ashtu, organizata akuzoi Izraelin se nuk po lehtëson dërgesat me karburante për në veri të Gazës dhe fajësoi Izraelin se po bllokon që në këtë pjesë të arrijë ndihma.

“Qeveria izraelite thjesht ka injoruar vendimin e gjykatës dh në disa mënyra veçse ka intensifikuar shtypjen e tij, përfshirë edhe bllokimin e ndihmës shpëtimtare”, tha Omar Shakir drejtor për Izraelin dhe Palestinën në HRW.

Izraeli mohon se bllokon hyrjen e ndihmës dhe fajëson organizatat humanitare që operojnë brenda Gazës, duke thënë se qindra kamionë të mbushur me ndihmë qëndrojnë të parkuar në pjesën palestineze, në pikëkalimin kyç. Kombet e Bashkuara kanë thënë se jo gjithmonë mund të shkojnë te kamionët në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, pasi shpesh situata është e rrezikshme.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmeve në jug të Gazës. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë mbi 29.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron

Trump zhgënjyer me Putinin

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria kerkon nga eurodeputetët nga Parlamenti Evropian të hiqen masat ndaj Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 26, 2024
Ukraina kreu një sulm në shkallë të gjerë në territorin e Rusisë
Publikohen detaje mbi përfshirjen e punonjësve të OKB-së në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit
Kurti: Duhet të jemi më shpesh bashkë dhe jo vetëm në festa
Një gazetare afgane fluturoi nga Rusia në Kabul – ku ajo përballet me ekzekutimin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?