By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarja refuzon të zbulojë burimin konfidencial, gjykatësi e dënon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gazetarja refuzon të zbulojë burimin konfidencial, gjykatësi e dënon
Ballina 2Rajon / Botë

Gazetarja refuzon të zbulojë burimin konfidencial, gjykatësi e dënon

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 10:49 AM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Të enjten një gjykatës federal shpalli fajtore gazetaren investigative, Catherine Herridge për mospërfillje të gjykatës, pasi ajo refuzoi të zbulonte një burim konfidencial.

Një seri raportesh investigative nga gazetarja veterane, e transmetuar në kanalin televiziv Fox News kur ajo punonte për këtë rrjet, flet për një shkencëtare kinezo-amerikane e cila ishte hetuar nga FBI-ja por ndaj saj nuk ishin ngritur akuza.

Gjykatësi Christopher Cooper e dënoi atë me një gjobë prej 800 dollarësh në ditë derisa gazetarja Herridge të zbulojë burimin e saj. Gjoba nuk do të hyjë në fuqi menjëherë për t’i dhënë kohë asaj që ta apelojë vendimin.

Gjykatësi Cooper shkroi se ai e “njeh rëndësinë supreme të një shtypi të lirë në shoqërinë amerikane” dhe rolin kritik të burimeve konfidenciale në gazetarinë investigative. Por ai tha se gjykata “gjithashtu duhet të luaj rolin e saj në respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e autoritetit juridik”.

“Herridge dhe shumë nga kolegët e saj në fushën e gazetarisë mund të mos pajtohen me vendimin dhe të preferojnë arritjen e një ekuilibri tjetër, por ajo nuk lejohet të shkelë urdhrin e një gjykate federale pa u ndëshkuar”, shkruante gjykatësi Cooper, i cili u emërua në detyrë nga ish Presidenti Barack Obama.

Avokati i zonjës Herridge, Patrick Philbin, nuk pranoi të komentonte. Rrjeti Fox News tha përmes një deklarate se, “dënimi i një gazetari për mbrojtjen e një burimi konfidencial ka një efekt thellësisht rrëqethës në fushën e gazetarisë”.

Burimi konfidencial po kërkohet nga zonja Yanping Chen, e cila e ka paditur qeverinë për publikimin e detajeve të një hetimi federal në lidhje me deklaratat e saj në dokumentet e imigracionit për punën e saj në një program të aeronautikës kineze.

Gazetarja Herridge, e pushuar nga kanali CBS News kohët e fundit, transmetoi në rrjetin Fox News në vitin 2017 një seri investigative që ekzaminonte lidhjet e zonjës Chen me ushtrinë kineze. Në serinë investigative ngrihej pikëpyetja nëse shkencëtarja po e përdorte shkollën profesionale që kishte themeluar në Virxhinia për të ndihmuar qeverinë kineze që të siguronte informacione për pjestarët e ushtrisë amerikane.

Në vitin 2018, zonja Chen paditi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë duke thënë se të dhënat e saj personale ishin publikuar në mënyrë të përzgjedhur për të “njollosur reputacionin dhe dëmtuar mënyrën e jetesës së saj”.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë iu përgjigj Vuçiq zëvendësit të Lavrovit në takimin sekret kur e pyeti për sanksionet

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Samiti i SCO-së thekson aktin balancues të Indisë
Osmani takon Presidentin Embaló, falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të riun e zhdukur Veton Canolli
Parashikimi i agjencisë ruse për vitin 2023: Në Vitin e Ri, jo vetëm Kosova por edhe Bosnja mund të shpërthejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?