By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grossi në Rusi për sigurinë bërthamore në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Grossi në Rusi për sigurinë bërthamore në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Grossi në Rusi për sigurinë bërthamore në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 4:01 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Drejtori i Agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të Kombeve të Bashkuara arriti në Rusi për bisedime lidhur me sigurinë bërthamore në Ukrainë, ku centrali më i madh bërthamor në Evropë është në rrezik nga luftimet.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore, Rafael Grossi, ka shkuar në Soçi të Detit të Zi, raportuan mediat ruse. Në fillim të javës, Grossi kishte njoftuar se do të vizitonte Rusinë.

Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me Grossin në Soçi.

Grossi vizitoi Ukrainën në shkurt dhe kaloi vijën e frontit për të vizituar centralin bërthamor të Zaporizhjës, që është nën kontrollin rus. Vizita në këtë uzinë ishte pjesë e përpjekjeve të agjencisë së OKB-së për të parandaluar një katastrofë bërthamore për shkak të armiqësive që po vazhdojnë. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Grossi për herë të fundit ishte takuar me Putinin në tetor të vitit 2022.

Gjatë një prononcimi në Vjenë, ai tha se për të është e rëndësishme që të ketë dialog me të dyja palët, por shtoi se situata në centralin më të madh bërthamor, Zaporizhja, “vazhdon të jetë shumë e brishtë”.

Grossi tha se në Rusi pret që të diskutohet për “çështjet teknike” që lidhen “me statusin e ardhshëm operacional të uzinës”. Ai po ashtu tha se do të diskutojë për mundësinë e rikthimit në funksion të gjashtë reaktorëve të Zaporizhjës dhe çfarë masa të sigurisë duhet të ndërmerren për këtë.

Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore vazhdimisht ka ngritur alarmin për situatën në centralin e Zaporizhjës nga frika se mund të shkaktohet një katastrofë bërthamore. Centrali vazhdimisht ka qenë nën zjarr që kur Rusia dërgoi trupat në Ukrainë më 24 shkurt 2022 dhe pak kohë pas kësaj mori nën kontroll uzinën bërthamore.

Gjashtë reaktorët e uzinës ka muaj që janë larguar nga funksioni, por uzinës i duhet energji dhe staf i kualifikuar për të operuar me sistemet e ftohjes.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë: Përfundon masa e kufizimit të orarit të punës për disa kategori

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Në Indi, më shumë se 40 njerëz vdiqën për shkak të vërshimit të një liqeni akullnajor
Përkujtohet dëshmori Ali Paçarizi në 27 vjetorin e rënies
Më shumë se 13 mijë pjesëmarrës të PMC u deklaruan veteranë në Rusi në 2024
Maqedonci: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në tërësi nga të dyja palët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?