By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: NATO duhet të shtojë ndihmat ushtarake për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 5:54 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusisë dhe vendet anëtare të NATO-s nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar Kievin, tha sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Në komentet e pazakonta të drejtpërdrejta mbi gjendjen e luftës, zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë kapacitete për të dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën, por shtoi se është e nevojshme të dëshmojnë se kanë vullnet politik për ta bërë një gjë të tillë.

“Mbështetja e pashembullt nga aleatët e NATO-s e ndihmoi Ukrainën të ruante pavarësinë e saj. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje dhe tani”, u tha gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, Sekretari Stolteneberg.

“Ukrainasve nuk po u humbet kurajoja, por po u mbarojnë municionet”, tha ai.

Më shumë se dy vjet pasi Rusia ndërmori sulmin në shkallë të gjerë, ushtria e Ukrainës po përballet me reduktim të konsiderueshëm të furnizimit me armë nga Perëndimi.

“Aleatët e NATO-s nuk po e ndihmojnë Ukrainën me aq municione sa ka nevojë dhe kjo ka pasoja në fushë betejë. Është një prej arsyeve se pse Rusia ka arritur të bëjë disa përparime në fushën e betejës përgjatë javëve dhe muajve të fundit”, tha shefi i NATO-s.

“Është urgjente që aleatët të marrin vendimet e nevojshme për të dërguar më shumë municione në Ukrainë. Ky është mesazhi që u dërgoj të gjitha kryeqyteteve. Ne kemi kapacitetet, ekonominë dhe jemi të aftë t’i japim Ukrainës ndihmën që i nevojitet. Është çështje e vullnetit politik. Për të marrë vendime dhe për ta kthyer në përparësi ndihmën për Ukrainën”, theksoi ai.

Ai shtoi se çdo përpjekje për të organizuar votime për zgjedhjet presidenciale ruse në rajonet ukrainase që kontrollohen nga Moska, do të ishte e paligjshme

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Ky është plani i Gjermanisë për luftë në Evropë
Rushiti: Dhuna seksuale gjatë luftës nuk ka pasur hapësirë e diskurs shoqëror dikur nga parlamentarët
Prokuroria e posaçme refuzon kërkesën e Berishës për të shkuar në parlament
Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare princesha japoneze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?