By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë
Ballina 2Rajon / Botë

Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 5:47 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s, është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë folur edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

“Sot diskutuam edhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Një rajon me rëndësi strategjike në fqinjësinë tonë të përbashkët evropiane dhe me rëndësi strategjike për NATO-n. Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësi, duke vendosur 1000 trupa shtesë. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg ka falënderuar Slloveninë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe kontributet e saj në NATO. Ai ka thënë se në takim diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përgatitjet për Samitin NATO-s që mbahet në korrik.

Sekretari i Përgjithshëm i ATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se Sllovenia ka qenë një aleat i NATO-s shumë i vlerësuar dhe i rëndësishëm tani për dy dekada.

“Ne vazhdojmë të vlerësojmë shumë kontributin që Sllovenia po jep për mbrojtjen tonë kolektive, për sigurinë tonë të përbashkët. Fakti që Sllovenia kontribuon në grupet luftarake të NATO-s, si në Sllovaki ashtu edhe në Letoni, tregon se Sllovenia nuk është vetëm një aleat që adreson sfidat në fqinjësinë e afërt, por gjithashtu shikon një pamje më të gjerë. Pastaj, sigurisht që është e rëndësishme për atë që Sllovenia ka bërë dhe vazhdon të bëjë, se si të sigurohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Kosovë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai bëri tha se Sllovenia për shumë vite ka kontribuar me trupa, forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë dhe e ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit Golob për të qenë gati për të rritur më tej kontributet sllovene në misionin e KFOR-it.

Kurse kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar më shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“KFOR-i është vetëm, do të thosha historia më e rëndësishme dhe më e suksesshme e bashkëpunimit brenda NATO-s, vetë NATO-s, për mënyrën se si të stabilizohet rajoni. Sllovenia në të kaluarën ka një rol shumë të rëndësishëm. Më pas gjatë gjithë vitit, viteve, ne e kemi ulur disi kontributin tonë, por jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse lind nevoja. Dhe siç duket, po, mund të jetë kështu në muajin e ardhshëm, por është diçka për t’u diskutuar dhe vendosur ende”, tha kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shtrëngim duarsh

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
37 aksidente gjatë javës që shkoi në Ferizaj
Musliu: Vuçiqi ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Stojkoviq
Kastrati: Dorëheqja e Pecit është e pamjaftueshme pas skandalit të granteve
Qindra të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë, Izraeli e mohon përfshirjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?