By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Patriarku serb thotë se Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Patriarku serb thotë se Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Patriarku serb thotë se Kisha s’mund të jetë pjesë e negociatave për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/26 at 10:58 PM
Kosova Times Published March 26, 2024
Share
SHARE

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, tha se Kisha “nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate politike apo marrëveshjeje” për Kosovën.

Në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, statusi i Kishës Ortodokse Serbe është pjesë e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që palët e arritën më 2023.

Në këtë marrëveshje thuhet se palët duhet “të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

“Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe posaçërisht liritë fetare paraqesin vlera universale të njerëzimit sepse këto të drejta u përkasin të gjithëve dhe duhet t’i garantohen Kishës Serbe dhe besimtarëve”, tha kreu i Kishës Ortodokse Serbe më 26 mars.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar, i përfaqësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është i obliguar që të sigurojë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave fetare në Kosovë. Porfirije tha se Kisha Ortodokse Serbe nuk dëshiron që të ketë të drejta të posaçme askund, përfshirë edhe në Kosovë.

“Përveç kësaj, të drejtat universale të njeriut dhe të fesë nuk mund të trajtohen si ‘të drejta të veçanta’ vetëm për Kishën Ortodokse Serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore e Kishës Serbe dhe e njerëzve, të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë vlera kulturore, shpirtërore dhe historike, nuk mund të shihet vetëm si një rast i ‘të drejtave të veçanta’ për Kishën Ortodokse Serbe”, tha patriarku serb.

Patriarku serb ftoi shqiptarët në Kosovë për dialog.

Sikurse shteti i Serbisë, edhe Kisha Ortodokse Serbe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Kosova Times March 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Specialja kthehet nga pushimet, rifillon gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
Së paku 51 persona të vdekur në tragjedinë në Koçan (VIDEO)
Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite
Si ndodhi atentati me 1 viktimë e 5 të plagosur në Tiranë
Zelensky udhëton në Turqi për t’u takuar me Erdoganin, tema kryesore janë bisedimet e paqes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?