By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BB parashikon rritje ekonomike 3.7%, ekspertët: Nuk është e mjaftueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > BB parashikon rritje ekonomike 3.7%, ekspertët: Nuk është e mjaftueshme
Ballina 1Financa

BB parashikon rritje ekonomike 3.7%, ekspertët: Nuk është e mjaftueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 3:09 PM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Banka Botërore ka parashikuar një rritje ekonomike prej 3.7% në këtë vit kurse në vitin e ardhshëm prej 4%. Ekspertët e fushës së ekonomisë thonë se kjo rritje edhe pse është pozitive prapë se prapë është e ulët për të pasur efekt.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Kosovë pritet të përshpejtohet në 3.7 për qind në vitin 2024, e mbështetur nga stabilizimi i vazhdueshëm i çmimeve ndërkombëtare dhe më vonë do të rritet drejt potencialit të Kosovës prej rreth 4 për qind, e nxitur nga flukset e qëndrueshme të diasporës dhe një rritje gradual e investimeve. Kështu thuhet në parashikimet e Bankës Botërore.

“Perspektiva është pozitive, por pasiguritë që lidhen me tensionet gjeopolitike dhe politikën e brendshme, dhe një ngadalësim i mëtejshëm në BE sjellin rreziqe të konsiderueshme”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për të përshpejtuar konvergjencën ekonomike me BE-në, reformat në sektorët fiskal, të qeverisjes, arsimit dhe energjisë duhet të jenë prioritet”, citohet ai në një komunikatë të Bankës Botërore.

http://199.192.21.43/2024/04/11/bb-rritja-e-pbb-se-ne-kosove-pritet-te-pershpejtohet-ne-3-7-ne-2024/

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një përgjigje me shkrim tha Radio Kosovës se këto parashikime i ka edhe Oda Ekonomike.

Megjithatë, sipas tij, kjo përqindje është shumë e vogël për të pasur efekt. Ai tha se kërkohen hapa më të mëdhenj për të pasur rritje ekonomike në Kosovë. Kjo, sipas tij, kërkohet sidomos në investime publike, ngase rritja është parashikuar nga investimet private dhe nga diaspora.

Ndërsa kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha për Radio Kosovën se kjo rritje, edhe pse është pozitive, prapë se prapë është e ulët.

“Rritja edhe nëse do të shkonte 3.7 dhe parashikimet në rritje që mund të jenë rreth 4 për qind, ato janë rritje të bazuara në çmime dhe jo rritje të prodhimit vendor apo rritjes së fuqisë prodhuese dhe eksportuese. Kjo për arsye se edhe vitin e kaluar kemi pasur rënie të eksportit rreth 100 milionë edhe pagat kanë qenë më të ulëta dhe investimet kanë qenë nivel të ulët dhe rritja e përgjithshme e 6 ekonomive të Ballkanit parashikohet të jetë rreth 0.2% dhe edhe Kosova është pjesë e saj”, tha ai.

E eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha për Radio Kosovën se kjo rritje nuk mund të jetë reale.

“Është një rritje të cilën e kisha dëshiruar. Por, nuk duhet të kemi eufori. Stabiliteti ekonomik është një ndër kushtet e para për qëndrueshmëri ekonomike e dyta performanca qeveritare me menaxhim të mirëfilltë të buxhetit dhe rritja e investimeve ekonomike”, tha ai.

Gërxhaliu theksoi se nëse ka aq rënie të investimeve të huaja si do të arrihet kjo rritje ekonomike, ndërsa shtoi se Kosovës i duhet rritje substanciale.

You Might Also Like

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Paralajmërimet e Putinit mbajnë botën në teh

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturë
Konjufca: Qeverinë e bëjmë me pakicat joserbe
Arrihet marrëveshja, Conte, trajner i Napolit
Bajrami akuzon RTK-në për kapje institucionale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?