By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sekuestrohen droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë – Operacioni antidrogë ”SHTIGJET“, vë në pranga tre persona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sekuestrohen droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë – Operacioni antidrogë ”SHTIGJET“, vë në pranga tre persona
Lajme

Sekuestrohen droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë – Operacioni antidrogë ”SHTIGJET“, vë në pranga tre persona

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 10:46 AM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, fokus i veçantë po i kushtohet luftë së pa kompromis ndaj personave të dyshuar që po merren me shitblerjen e substancave narkotike në nivel rruge apo shtigjeve të ndryshme, transportimin e tyre dhe abuzime të tjera që potencialisht po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të rinjve tanë.

Përveç operacionit policor të realizuar një javë më parë (7 prill 2024) në Merdar ku u kapën 20 paketime me mbi 10 kg. me substancë të dyshuar narkotike si heroinë që kapte vlerën rreth 250 mijë euro, mbrëmë me datë 13.04.2024, në orët e vona dhe gjatë natës Njësitet e antidrogës ka planifikuar dhe realizuar një tjetër operacion taktik antidrogë në Prishtinë ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë, para, telefona dhe dëshmi tjera relevante për organet e drejtësisë.

Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.

Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular.

Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe qelësat e një banese.

Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gramë.

Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale.

Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

  • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,
  • Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram
  • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram
  • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram
  • Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram
  • Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.
  • Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram
  • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.
  • Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD
  • Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
  • Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram
  • Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
  • Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator
  • Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek
  • Një (1) llap top ACER
  • Një (1) llap top MAC BOOK
  • Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.
  • Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,
  • Dy (2) automjete.
  • Një (1) motoçikletë.
  • Pesë (5) telefona.

Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro (30.000 euro).

Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.

Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Deklarata për Vojvodinën, shpërqendrim nga protesta masive

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Arben Fetahu anëtar i ri i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut
Dush ftohtë për Vuçiqin dhe Daçiqin: Mbajtja e pasigurt e seancës së KS të OKB-së…
Bebja e bunkerit njeh vetëm jetën nëntokësore në Ukrainë
Penguan faljen e namazit, arrestohen 6 persona në Podujevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?