By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading:  Kurti dhe Vitia mirëpritën 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi >  Kurti dhe Vitia mirëpritën 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë
Shëndetësi

 Kurti dhe Vitia mirëpritën 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 5:56 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Në ambientet e Ballkonit të Hapur të Qeverisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, mirëpritën 24 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe 8 inspektorët e rinj farmaceutikë.

“Nga 11 inspektorë shëndetësorë po bëheni 35. Nga 12 inspektorë farmaceutikë, po bëheni 20. Pra, 32 inspektorë të rinj gjithsej, që do të thotë trefish më shumë inspektorë në fushën e shëndetësisë”, e nisi kryeministri Kurti fjalën e tij, duke vlerësuar lartë detyrën e jashtëzakonshme të inspektorëve, të cilët siç tha ai, janë sytë dhe veshët e ankesave të qytetarëve kur vjen puna te shërbimet shëndetësore.

Me nënshkrimin e kontratave të reja, kryeministri u shpreh se duhen zgjidhje edhe për sfidat logjistike, me ç’rast janë nisur procedurat për objektin e veçantë për Inspektoratin që do të rinovohet, si dhe do të shtohet edhe flota e makinave që kontribuon në mbarëvajtjen e punës dhe shpejtësinë e rezultateve.

Në të njëjtën kohë, është në finalizim e sipër Ligji për Inspektoratin Qendror që rregullon edhe më mirë ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive për inspektorët. Kësisoj, kapacitetet inspektuese pritet të jenë shumë të larta nga institucioni që vërejtjet e pakënaqësitë e disa qytetarëve mund t’i kthej në shërbim të përmirësuar për të gjithë qytetarët, vazhdoi kryeministri.

Ndërsa, në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu falënderimet e tij në lidhje me punën e inspektorëve, duke iu referuar atyre si diga e fundit e cilësisë në shërbimet tona shëndetësore.

Ai premtoi se të gjitha kushtet logjistike, të gjitha ato që kanë nevojë si mjete të domosdoshme për punë, hapësirat ku do të punojnë si Ministri e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, do t’ua plotësojnë të gjitha nevojat për gjithë këtë punë të jashtëzakonshme, e cila pritet të realizohet nga ata.

Duke uruar të gjithë inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë, kryeministri deklaroi se do të rrisim edhe më tej numrin e inspektorëve, sepse ata janë garancia e zbatimit të ligjeve dhe trajtimit të barabartë për pacientët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje

Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun

Zemra ju rrih fort pas kafesë? Kardiologët shpjegojnë kur është një reagim normal dhe kur është një paralajmërim serioz

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Lodhje dhe zhgënjim teksa ushtarët e Ukrainës vazhdojnë luftën

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Moti në Shqipëri kryesisht i qëndrueshëm
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Zenicës
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?