By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata në Beograd shqipton dënime nën minimumin ligjor për 118 të vrarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata në Beograd shqipton dënime nën minimumin ligjor për 118 të vrarë
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata në Beograd shqipton dënime nën minimumin ligjor për 118 të vrarë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 9:28 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Pasi shtatë ish-anëtarë të Ushtrisë Jugosllave u dënuan me gjithsej 56 vjet burg për krime lufte, të kryera kundër civilëve shqiptarë, në prill dhe maj 1999, në fshatrat afër Pejës, përfaqësuesja ligjore e familjeve të viktimave vlerëson se vendimi ishte i pritshëm, por jo gjithëpërfshirës dhe i vonuar.

Procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave, të njohur si: “Çakallët”, filloi në vitin 2010, dhe përfshin ngjarjet e prillit dhe majit 1999 në katër fshatra të Pejës: Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan.

Pas 14 vjetësh, Gjykata e Lartë në Beograd ka marrë aktgjykim për “Rastin Qyshk”, sipas të cilit shtatë ish-anëtarë të Ushtrisë Jugosllave janë dënuar për vrasjen e të paktën 57 shqiptarëve, për plagosjen, plaçkitjen, dëbimin dhe djegien e shtëpive.

Përfaqësuesja ligjore e familjeve të viktimave, Marina Klajiq, tha për RTK-në se aktakuza përfshinte 118 viktima nga katër fshatra, megjithatë aktgjykimi ka lënë jashtë shumë ekzekutime, prandaj numri i viktimave është zvogëluar.

“Në aktgjykim ka më pak të pandehur se në aktakuzë, kështu që numri i viktimave është gati përgjysmuar. Vendimi i referohet përgjegjësisë për vdekjen e rreth 57 civilëve shqiptarë, që do të thotë se shumë familje të viktimave kanë mbetur pa atë drejtësinë e vonuar prej kohësh, pa mundësinë, edhe pse e vonuar, që të dashurit e tyre të jenë njohur si viktima”, thotë Klajiq.

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd për ‘Rastin Qyshk’ përfshin aktgjykime për vrasje, plagosje, grabitje, dëbim dhe djegie të shtëpive. U shqiptua një dënim maksimal i mundshëm prej 20 vjetësh burg, megjithatë, tre dënime nga dy vjet secili, konsiderohen të jenë nën minimumin ligjor për akuzat për krime lufte. Klajiq vlerëson se kjo është e papranueshme për këtë lloj krimi.

“Veprat penale të krimeve të luftës janë ndër krimet më të rënda, ku ligji parashikon një dënim minimal prej 5 vjetësh burg. Për të shqiptuar një dënim nën minimumin ligjor duhet të ekzistojnë rrethana lehtësuese të karakterit të jashtëzakonshëm. Ne, thjesht, nuk e kuptojmë çka është kaq lehtësuese, duke pasur parasysh të gjithë ngjarjen që përfshin viktima civile dhe krime të tmerrshme”, thekson Klajiq.

Në lidhje me ‘Rastin Qyshk’, prokuroria dhe të dënuarit kanë një muaj kohë për të bërë ankesë kundër aktgjykimit, ndërsa, më pas, Gjykata e Apelit merr vendimin përfundimtar. Aktgjykimi i parë për këtë rast është dhënë në vitin 2014, prandaj kjo konsiderohet si një nga procedurat më të gjata për krime lufte në Serbi.

Edhe pse rastet voluminoze zgjasin shumë për shkak të numrit të madh të autorëve dhe krimeve të mëdha, pyetja është nëse drejtësia është e plotë. Në këtë rast, sipas Klajiqit, jo të gjitha familjet dhe viktimat morën drejtësi, edhe pas 14 vjetësh.

“Me kalimin e kohës, një numër i madh i të akuzuarve për krime të rënda përfundimisht nuk u përfshinë në aktgjykim, disa prej tyre vdiqën ndërkohë, u larguan, dhe disa janë të papërshtatshëm për gjykim. Kur zvogëlohet numri i të pandehurve, zvogëlohet shtrirja e krimit dhe, në këtë mënyrë, edhe numri i viktimave”, tha Klajiq duke theksuar se ky rast ka treguar se gjyqësori serb nuk është efikas, kur bëhet fjalë për lëndë komplekse.

“Drejtësia që ka pritur kaq gjatë humbet rëndësinë e saj, sepse nuk e arrin qëllimin që do ta kishte arritur, nëse do të kishte qenë një procedurë që do të përfundonte shpejt dhe me efikasitet”, shtoi ajo.

Vendimi i plot i Gjykatës së Lartë të Beogradit:

Gjykata e Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, më 24 Prill 2024, kanë nxjerrë dhe shpallur publikisht aktgjykimin me të cilin janë deklaruar FAJTOR, përkatësisht:

– i pandehuri Topllica Miladinoviq për kryerjen e veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile nga neni 142 paragrafi 1;

– të pandehurit Mishiq Sinisha, Kastratoviq Slavisha, Bogiqeviq Boban, Sokiq Abdulah, Pavloviq Llazar dhe Predrag Vukoviq për shkak të kryerjes së veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje nga neni 142 paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, kështu që ata u dënuan:

– i pandehuri Milladinoviq Topllica, me 20 vjet burg;

– i pandehuri Sokiq Abdullah me 12 vjet burg;

– i pandehuri Mishiq Sinisha me 5 vjet burg;

– të pandehurit Kastratoviq Slavisha, Bogiçeviq Boban dhe Pavloviq Llazar me nga 2 vjet burgim;

– i pandehuri Vukoviq Predrag me 13 vjet burg.

Në të njëjtën kohë, lirohen nga akuza:

– i pandehuri Millan Ivanoviq;

– i pandehuri Koriqanin Velko.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, kryetari i kolegjit shkurtimisht shpalli arsyet e aktgjykimit dhe kundër tij u lejua ankesa në Gjykatën e Apelit, në Beograd.

You Might Also Like

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Numri i të vdekurve në Iran po rritet

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik

“Pushtimi i Kievit në 3 ditë” nga Putini zgjat më shumë se beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

Axhenda ndërkomëtare

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mandl thotë se aplikimi i Kosovës në BE, është bërë në kohën e duhur

Kosova Times Kosova Times December 14, 2022
Zhegrova në formacionin e javës në Francë
Kongoja liroi 600 të burgosur nga burgu më i madh: Kjo është arsyeja
Kompania amerikane bën ulje historike në Hënë
KRU `Hidroregjioni Jugor`: Uji aktualisht nuk është i sigurt për konsumim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?