By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri suedez i hapur për pranimin e armëve bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministri suedez i hapur për pranimin e armëve bërthamore
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri suedez i hapur për pranimin e armëve bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 1:23 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është i hapur që të lejojë dislokimin e armëve bërthamore në tokën suedeze në kohë lufte, teksa kritikët i kanë bërë thirrje anëtares së re të NATO-s që të ndalojë një dislokim të tillë.

Parlamenti i Suedisë pritet që në qershor të votojë për Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që do t’i mundësojë Uashingtonit qasje në bazat ushtarake në Suedi dhe do të lejojë ruajtjen e pajisjeve ushtarake dhe armëve në shtetin skandinav.

Suedia iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s në mars të këtij viti.

Në javët e fundit janë rritur thirrjet nga Shoqata suedeze për Paqe dhe Arbitrazhit dhe të tjerë, që Qeveria të përfshijë në Marrëveshjen për bashkëpunim të mbrojtjes me ShBA-në se Suedia nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e saj.

Qeveria suedeze vazhdimisht ka insistuar se nuk ka nevojë që ta ketë në këtë shkruar këtë ndalesë, duke u thirrur “në konsensusin e gjerë” në Suedi sa i përket armëve bërthamore, por edhe në vendimet e Parlamentit që ndalon armët bërthamore në Suedi edhe në kohë paqeje.

Por, Kristersson tha të hënën se kur bëhet fjalë për kohë lufte, është diçka tjetër.

“Lufta është një çështje krejt tjetër, do të varej krejtësisht nga çfarë do të ndodhte”, tha ai për radion publike suedeze.

“Në skenarin më të keq, shtetet demokratike në pjesën tonë të botës duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten kundër shteteve që na kërcënojnë ne me armë bërthamore”.

Ai insistoi se çdo vendim për dislokimin e armëve bërthamore në Suedi do të merret nga Suedia, e jo ShBA-ja.

“Suedia vendos për territorin suedez”, tha ai.

Por, ai theksoi se “i gjithë qëllimi i anëtarësimit tonë në NATO dhe i mbrojtjes sonë është që të sigurohemi që të mos kemi një situatë të tillë”.

Nëse Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s, “nuk do të sulmohej nga Rusia”, tha ai.

Partia Social Demokrate e Suedisë, që ishte në pushtet kur Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, atëbotë deklaroi se do të punonte për të shprehur “rezervat tona kundër dislokimit të armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez”.

Shtetet fqinje nordike, Danimarka dhe Norvegjia që janë anëtare të NATO-s, kanë refuzuar që të lejojnë shtetet e huaja të kenë baza të përhershme ushtarake në territoret e tyre apo të dislokojnë armë bërthamore në kohë paqeje.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot me diell, maksimalja sot deri në 31 gradë

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë
Një varrezë në një fshat rus zbulon se çfarë ndodh me të burgosurit e rekrutuar të Wagnerit
Evropa ka nevojë për një plan B dhe C për Trumpin dhe Rusinë
Liverpool pret që Salah të mos shkojë në Arabi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?