By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 gusht 2025
August 13, 2025
Kaos në Serbi: Anëtarët e SNS sulmuan qytetarët protestues me piroteknikë dhe shishe
August 12, 2025
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
August 12, 2025
‘Nuk po negociojmë’: Zyrtarët amerikanë ulin pritjet për samitin Trump-Putin
August 12, 2025
Zelensky: “Nuk do të largohemi nga Donbasi”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Jam i gatshëm për të diskutuar datën e zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Jam i gatshëm për të diskutuar datën e zgjedhjeve
Ballina 1Lajme

Kurti: Jam i gatshëm për të diskutuar datën e zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 10:11 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është i gatshëm për të diskutuar me të gjitha partitë datën e zgjedhjeve të reja.

Ai tha se në takimin e sotëm janë diskutuar çështje të aktualitetit politik dhe ato të integrimeve evropiane, por me theks të veçantë agjenda legjislative.

“Biseduam edhe sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të reja në të ardhmen e afërt, kur dihet se unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës. Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por janë çështje të muajve. Edhe unë jam i interesuar ta diskutojë me PDK-në, LDK-në e AAK-në, se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se në përgjithësi pranvera dhe vjeshta janë më të përshtatshme, por sipas tij kjo s’do të thotë se zgjedhjet nuk do të mund të mbahen në dimër ose verë.

“Nëse mandati shkon deri në fund i bie që zgjedhjet e radhës do të jenë diku në  dimër. Prandaj, le ta diskutojmë a është më mirë t’i mbajmë në pranverë apo vjeshtë, por nuk dua që për këtë ta imponojë vullnetin tim ose të them vetëm kështu se nuk mundet ndryshe, edhe për shkak se kjo është një  çështje për të cilën nuk do të duhej të bënim debat. Debatin le ta bëjmë në kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar për datën e zgjedhjeve.  Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe ta shohim cila është data për të cilën pajtohemi më së shumti”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri ka thënë se është i interesuar që bashkëbisedimi  me partitë opozitare të vazhdojë, teksa ka thënë se për shpërndarjen e Kuvendit duhet të jenë që të gjithë bashkë.

“Unë nuk mund ta përcaktoj datën e zgjedhjeve, por edhe po ta kisha mundësinë nuk do ishte në rregull që unë ta caktoj. Nuk shpërndahet Kuvendi me shumicë të thjeshtë, nevojiten 80 deputetë, pra nevojitet edhe opozita. Prandaj, ne nuk jemi opozita, por edhe PDK-ja nuk është e vetmja opozitë. Do të na duhet ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim. Më lejoni që të shohim edhe pak diskutimin me dy partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Zgjedhjet janë domosdoshmëri

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ky i fundit ka thënë se i është pëërgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për një darkë pune sepse sipas tij ka konsideruar se është shumë e rëndësishme që t’ia shpreh qëndrimet e tij dhe të PDK-së drejtpërdrejt dhe qartë.

“Është evidente se unë dhe Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe besoj që ndonjëherë edhe preokupimet e qytetarëve të Kosovës nuk janë preokupimet e kryeministrit të Kosovës. Nga takimet që i kemi në ]do cep të Kosovës besoj se ne nuk jemi në një gjendje të mirë. Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi rritje enorme të ]mimeve, me paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk i mjaftojnë familjeve kosovare me lidh muajin me muaj. Kemi shëndetësi që është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, arsim të degraduar, politikë të jashtme po thuajse inkezistente. Për më shumë një parlament jofunksional, që nga java në javë e nga muaji në muaj barten pika pa pasur mundësi për t’i realizuar ato. Tani kemi edhe një situatë të vështirë për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se kandidati I PDK-së për kryeministër Bedri Hamza është personi i duhur për t’i japur zgjidhje këtyre problemeve, derisa ka thënë se si parti kërkojnë datën e zgjedhjeve.

“Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordsim me të gjitha partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës përmes një mocioni të përbashkët. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, ato janë nevojë e vendit, janë domosdoshmëri për t’i dhënë përgjigje me një qeveri këtyre problemeve që i theksova”, ka theksuar Krasniqi.

You Might Also Like

Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV

Inaugurohet ‘Sheshi Sir Mike Jackson’ në selinë e KFOR-it

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses duhet zbatuar

72 vatra zjarri në Kosovë, 11 vazhdojnë të jenë aktive

KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shqipëri: Opozita padit si antikushtetuese marrëveshjen bazë mbi zhvillimin e Portit të Durrësit

Kosova Times Kosova Times November 11, 2022
Prishtina fiton derbin me Bashkimin
30 ditë paraburgim për logopedin nga Gjilani dhe dy familjarët e 3-vjeçares që e rrahën atë
Kurti me shefin e OSBE dhe ambasadorin zviceran bisedojnë për funksionalizimin e zyrës për harmonizimin gjuhësor
Sulmi me dron dëmton një termocentral në rajonin Oryol
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?