By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 gusht 2025
August 17, 2025
Maqedonci: Ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me qindra autoblinda
August 16, 2025
Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive
August 16, 2025
Madonna feston ditëlindjen e saj në Toskanë, në Palio di Siena
August 16, 2025
Tre të vdekur nga të shtënat në një bar në Forio d’Ischia
August 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Ballina 1Lajme

Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 8:36 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila në fund të kësaj jave do të mbajë punimet e sesionit pranveror.

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të nisin punimet më 25 maj në Sofje të Bullgarisë, ku do të shqyrtohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për avancimin e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar.

Kështu është bërë e ditur në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

“Asambleja pritet të miratojë një reformë të thelluar të partneriteteve të saj dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Asamblesë së Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare asocuese”, thuhet në agjendën e publikuar.

Ndër temat e forumit do të jenë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik.

“Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor do të trajtohen, së bashku me strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik dhe për të rritur angazhimin me Jugun Global. Këto diskutime do të theksojnë përkushtimin e Asamblesë për stabilitetin në rajonet kyçe me interes strategjik, si dhe për të nxitur një dialog më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në njoftimin e AP të NATO-s.

Pjesëmarrës në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të jetë edhe një delegacion nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova është përfshirë në agjendë me rekomandimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për dhënien e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar për Kuvendin të Kosovës, më 24 mars të këtij viti.

Për shumë vjet Kosova ka pasur statusin e anëtarit vëzhgues dhe avancimi i statusit është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Afro 400 deputetë nga 32 vendet anëtare të NATO-s dhe nga 25 vende partnere e organizata parlamentare do të marrin pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga 24 deri më 27 maj në Sofje. Forumi organizohet nga Asambleja Kombëtare e Republikës së Bullgarisë.

You Might Also Like

Maqedonci: Ushtria e Kosovës ka arritur të pajiset me qindra autoblinda

Sot në Kosovë u shfaqën 57 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

53-vjeçari gjendet i vdekur në Gjilan, policia nis hetimet

Malisheva bëhet me shesh të ri

AUV ndalon shitjen e bulmetit e shpezëve në Ferizaj

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi kujton të rënët për liri nga fshatrat e Rahovecit

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Pulla e re e Postës me katër llojë bimësh si pasuri e florës në Kosovë
Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e propozimit evropian
Formacionet zyrtare: Kosova – Zvicra
Kurti me ambasadorët e Quintit: Procesi i dialogut dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet përzier sepse i bëjnë dëm njëra tjetrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?