By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari
October 6, 2025
Tubim i PDK-së në Gjakovë
October 6, 2025
Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes
October 6, 2025
Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë
October 6, 2025
Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën
Ballina 1Lajme

Miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 5:16 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për,  7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitoj 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

Sërish në rend dite në Kuvend marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje është futur në rend dite në seancën e së enjtes, Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Kjo marrëveshje ka dështuar që të miratohen në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Ndërkohë që Qeveria e ka miratuar dhe përcjell për në Kuvend të hënën e kësaj jave.

Traktati, i nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe më 16 maj 2022 në Kopenhagë, synon të përmirësojë kapacitetet dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë midis Kosovës dhe Danimarkës.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni.

Ndërkohë me propozim të Vetëvendosjes në rend dite në seancën e së enjtes në Kuvend janë futur edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për ratifikimin e amandamentit numër 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme. Pro tyre votuan edhe deputetë të partive opozitare.

Me 93 vota për, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se ratifikimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën.

Gjithashtu është miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore, të cilin e prezantoi ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka theksuar se më tre nëntor 2022 Kosova ka nënshkruar Marrëveshje, të cilat janë të plotfuqishme nga 1 qershori 2023, bazuar në direktiva për njohjen e kualifikimeve. Kjo Marrëveshje ua mundëson që profesioni të ushtrohet lirshëm në secilat prej 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Nga 95 deputetë të pranishëm, me 93 vota pro Kuvendi e miratoi këtë Marrëveshje.

Gjithashtu deputetët kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

Kuvendi i Kosovës ka kaluar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Marrëveshja kaloi me 82 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

You Might Also Like

Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari

Tubim i PDK-së në Gjakovë

Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes

Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë

Gjykata e Lartë: Sinjal alarmi për sigurinë në gjykata

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 5, 2023
Hidhet një granatë dore në pishinën e Çabratit
Në Ekuador, mjekët deklaruan të vdekur një grua 76-vjeçare. Por ajo filloi të marrë frymë, tashmë e shtrirë në një arkivol
Vriten dy ushtarë armenë në granatimet nga Azerbajxhani
Vrasja në Graçanicë, Haxhiu me thirrje për veprim të rreptë kundër dhunës në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?