By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska
Ballina 1Lajme

Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 12:04 AM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Në Komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së, të shtunën është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negiciojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

“Pas një periudhe të shkurtër de-përshkallëzimi gjatë verës, në shtator 2023, rreth 30 persona të armatosur u përleshën me policinë në Banjska në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda një manastiri ortodoks serb, që rezultoi me vrasjen e një oficeri të policisë dhe tre sulmuesve. Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, nga aty ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht edhe qindra të tjerë luftëtarët ishin fshehur në pyjet ndërmjet Banjskës dhe kufirit serb dhe zbuluan një sasi të madhe armësh të afta për të shkaktuar dëme dhe viktima të konsiderueshme – përfshirë këtu raketahedhës antitank, mortaja, granatahedhës, mina antitank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet ndër të tjera në draft-raportin e paraqitur nga Lacanster në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së.

Në dokumentin ku tregohet ne detaje historia e Kosovës, e problemet me Serbinë, vëmendje e madhe i është dhënë krejt veriut të Kosovës.

Raporti flet edhe për kryekriminelin Milan Radoiçiq. “Prishtina publikoi pamjet me dron, të cilat dukej se tregonin Milan Radoiçiqin, një figurë e shquar në skenën serbe të Kosovës, duke udhëhequr grupin Banjska. Radoiçiq ishte nënkryetar i partisë politike Listë Serbe. Një biznesmen i pasur me interesa në Serbi dhe rajon, ai shihet gjerësisht si “sundimtari joformal i Kosovës veriore”, sipas fjalëve të një gazete opozitare të Beogradit”, thuhet në raport.

Komisioni për mbrojtje e siguri u mblodh të shtunën, në ditën e parë te mbledhjes tre ditore të asamblesë së NATO-s, ku në rend të ditës të hënën është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Raporti i plotë në gjuhën angleze

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkumë toksike noton në lumin Yamuna në Nju Delhi

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Si u kthye Dubai nga një qytet ku jetseti kriminale shpenzon miliona të përgjakshme në një destinacion që ata shmangin: përfshihen edhe kriminelët e Ballkanit
Hovenier: I habitur me kritikat që po bëhen rreth draft-statutit për Asociacionin
Kupa e Amerikës: Bie Brazili, Uruguai dhe Kolumbia në gjysmëfinale
OKB: Deri në vitin 2025, gratë do të kenë vetëm 64% të të drejtave që kanë burrat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?