By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Norvegjia një hap më afër njohjes zyrtare të një shteti palestinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Norvegjia një hap më afër njohjes zyrtare të një shteti palestinez
Ballina 2Rajon / Botë

Norvegjia një hap më afër njohjes zyrtare të një shteti palestinez

Kosova Times
Last updated: 2024/05/26 at 9:06 PM
Kosova Times Published May 26, 2024
Share
SHARE

Norvegjia ia dorëzoi të dielën dokumentet e njohjes kryeministrit palestinez në hapin e fundit drejt njohjes zyrtare të një shteti palestinez, në një lëvizje kryesisht simbolike që ka zemëruar Izraelin.

Në dokument thuhet se njohja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.

Të mërkurën e kaluar, Irlanda dhe Spanja bënë një zotim të përbashkët me Norvegjinë për të njohur një shtet palestinez, një lëvizje historike që ka rritur izolimin e Izraelit më shumë se shtatë muaj pas fillimit të luftës kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Operacionet e ushtrisë izraelite në Gazë pasuan sulmin e Hamasit në Izrael, në të cilin, sipas zyrtarëve izraelitë, u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, mbi 35 mijë palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Zyrtarët e kësaj ministrie nuk bëjnë dallim mes viktimave civile dhe militantëve në shifrat e tyre.

Dorëzimi i dokumenteve të njohjes nga ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për kryeministrin e palestinezëve u bë në Bruksel, ku Mohammad Mustafa u takua edhe me ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të thelluar mbështetjen e tyre për palestinezët.

Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.

Lëvizja diplomatike nga të tre vendet ishte një nxitje e mirëpritur e mbështetjes për zyrtarët palestinezë, që kanë kërkuar për dekada krijimin e një shteti në Jeruzalemin lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe ende i kontrollon.

Rreth 140 vende, më shumë se dy të tretat e të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, e njohin shtetin palestinez, por shumica e 27 vendeve të BE-së ende nuk e njohin atë. Disa vende të BE-së kanë thënë se do ta njihnin shtetin palestinez në një kohë të përshtatshme.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbështesin idenë e një shteti të pavarur palestinez, që do të ekzistonte përkrah Izraelit, por thonë se ajo duhet të arrihet përmes një zgjidhjeje të negociuar.

Dorëzimi i dokumenteve të njohjes të dielën erdhi vetëm dy ditë pasi Gjykata e Ndërkombëtare Penale urdhëroi Izraelin të ndërpriste menjëherë ofensivën ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në lëvizjen e fundit për të shtuar trysninë mbi vendin gjithnjë e më të izoluar.

You Might Also Like

Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Pejë

Kosova Times Kosova Times November 12, 2025
Arkeologet nuk e prisnin kete:Një zbulim i pabesueshëm në fund të detit Jon (FOTO)
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
Daçiq: Qëndrimi i Serbisë për propozimin franko-gjerman është shumë i qartë dhe i përgjegjshëm
Lamine Yamal josh një vajzë 12 vjet më të madhe se ai, shijon pushimet në Itali me një influencuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?