By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell i “tmerruar” nga sulmet izraelite që vranë 45 njerëz në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borrell i “tmerruar” nga sulmet izraelite që vranë 45 njerëz në Rafah
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell i “tmerruar” nga sulmet izraelite që vranë 45 njerëz në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 8:24 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i ka dënuar “fuqishëm” sulmet ajrore izraelite të së dielës në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, ku u vranë së paku 45 palestinezë, përfshirë fëmijë.

Duke folur pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së më 27 maj, Borrell tha se “kjo dëshmon se nuk ka vend të sigurt në Gazë”.

“Ju mund ta paramendoni sa të tmerruar jemi të gjithë ne nga këto sulme”, tha Borrell.

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të zhvendosur që po jetonin në tenda, të cilat u përfshinë nga zjarri.

Izraeli ka thënë se po i heton vdekjet e civilëve, dhe se me sulmet e së dielës e goditi një pikë të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – dhe se vrau dy pjesëtarë të lartë të grupit radikal.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi në Gazë tha se rreth gjysma e të vdekurve janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet ishin “gabim tragjik”. Kritikat janë duke u rritur ndaj Izraelit për luftën e tij kundër Hamasit, e cila u nxit nga një sulm i Hamasit në Izrael më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1.200 njerëz, kryesisht civilë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan të hënën në Bruksel dhe u pajtuan në parim për ta rihapur misionin kufitar të bllokut në Rafah, i cili nuk ka funksionuar prej vitit 2007, kur Hamasi e mori nën kontroll territorin.

Kur e nisi punën për herë të parë ky mision, përbëhej nga një personel prej 70 vetash që i vëzhgonin kalimet kufitare në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit. Borrell theksoi se misioni mund “ta luajë një rol të dobishëm në futjen dhe largimin e njerëzve brenda dhe jashtë Gazës”.

http://199.192.21.43/2024/05/27/denohet-sulmi-vdekjeprures-i-izraelit-ne-rafah/

Por ka pak mundësi që ky mision të jetë plotësisht funksional, para se të përfundojnë luftimet në Gazë dhe para se Egjipti, Izraeli dhe autoritetet palestineze ta japin pëlqimin e tyre.

Rafah është pikëkalimi kryesor mes Gazës dhe Egjiptit për futjen e ndihmave, por ka qenë i mbyllur prej se forcat izraelite e morën kontrollin mbi të në fillim të këtij muaji.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u pajtuam më 27 maj për t’i nisur menjëherë përgatitjet për rifillimin e misionit kufitar.

Ata u pajtuan gjerësisht edhe për të punuar për mbajtjen e një konference ndërkombëtare, të sponsorizuar nga BE-ja, për mënyrën se si të zbatohet zgjidhja me dy shtete.

Ministrat gjetën pajtim edhe për t’i bërë thirrje të ashtuquajturit këshilli i shoqatës BE-Izrael për të biseduar për situatën në Gazë dhe për nevojën për respektimin e të drejtave të njeriut.

Takimi në Bruksel u mbajt në një kohë zhvillimesh ndërkombëtare që ndodhën në ditët e fundit në lidhje me konfliktin.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e urdhëroi Izraelin për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Rafah. Ndërkaq, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP), Karim Khan, tha se ka bërë kërkesë për lëshimin e fletarrestimeve kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si dhe kundër tre liderëve të Hamasit.

Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja, njoftuan javën e kaluar se do ta njohin zyrtarisht një shtet palestinez nga 28 maji.

Borrell theksoi se BE-ja dëshiron që Izraeli ta zbatojë vendimin e GjND-së, sepse “të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë të detyruara t’i zbatojnë vendimet e saj”.

Ai u i bëri thirrje Jerusalemit t’i zhbllokojë gjithashtu fondet për autoritetet palestineze dhe ta lejojë UNWRA-n të veprojë në territoret palestineze.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për integritetin e zgjedhjeve

Kosova Times Kosova Times September 11, 2025
Kurti dhe “Izolimi”
Pasagjeri që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit hidhet nga dalja e emergjencës: “Kishte kudo trupa përreth meje kur u ngrita”
Trump: ShBA-ja nuk do të largohet nga NATO-ja
Kaçaniku – Simbol i Unitetit dhe Mbrojtjes së Shqipërisë Etnike dhe të Shqiptarëve në Botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?