By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mbijetuarve të dhunës seksuale u njihet e drejta e pensioneve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të mbijetuarve të dhunës seksuale u njihet e drejta e pensioneve
Ballina 1Lajme

Të mbijetuarve të dhunës seksuale u njihet e drejta e pensioneve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 5:03 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës- QKRMT ka njoftuar se është shënuar edhe një sukses tjetër të rëndësishëm në përfaqësimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale në kërkesat e tyre për njohjen e të drejtës së realizimit të pensioneve të dyfishta.

Në procese të ndara gjyqësore, QKRMT ka përfaqësuar 3 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ia njeh të drejtën në realizimin e dy pensioneve: Pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe Pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës).

“Kjo arritje e drejtësisë është rezultat i angazhimit të QKRMT-së në ofrimin e Ndihmës Juridike Falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këto procese gjyqësore kanë filluar qysh nga vitit 2021. Fillimisht janë përgatitur dhe dorëzuar paditë për 5 raste, ndërsa më vonë numri i rasteve ka vazhduar të shtohet”, thuhet në njoftim.

Me të mbushur moshën e pensionimit, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë privuar nga e drejta e shfrytëzimit të pensionit të dyfishtë.

“Pra, të mbijetuarit është dashur të zgjedhin veç njërin pension. Rastet e tilla, QKRMT i ka trajtuar me kujdes dhe të bindur në profesionalizmin dhe gjetjet e tyre, i ka mbështetur të mbijetuarit për arritjen e drejtësisë dhe njohjen e të drejtës së plotë për shfrytëzimin e pensionit të dyfishtë”, thuhet në njoftim.

QKRMT ka thënë se nxjerrja e tre aktgjykimeve të një pas njëshme për njohjen e të drejtës në realizimin e pensioneve të dyfishta për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është dëshmi e mjaftueshme se të mbijetuarve duhet t’iu njihet e drejta në realizimin e dy pensioneve.

“Bazuar në arsyetimet e Aktgjykimeve për këto raste, QKRMT i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve – Departamentit të Pensioneve, që ta rregulloj këtë çështje përmes një Akti administrativ dhe t’iu mundësoj kategorive të cilat gëzojnë të drejtën që të përfitojnë nga dy pensionet t’i marrin ato nga momenti kur i plotësohen kushtet ligjore, në mënyrë që mbijetuarit mos të presin me vitet të tëra deri sa të vendos gjykata për njohjen e kësaj të drejte”, thuhet në njoftim.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës– QKRMT, thotë se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, për të promovuar të drejtat e tyre dhe për t’u angazhuar për njohjen e statusit dhe realizimit të të drejtave të tyre ashtu siç parashihet me ligj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #E drejta e pensioneve, #Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, #QKRMT
Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i NATO-s: Është koha për të kaluar në një “mentalitet lufte”

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Kapet super mashtruesi
Zjarri në Detin e Zi – Digjen “kullat e Boikos”
Merkel tha se Polonia dhe shtetet baltike penguan negociatat me Rusinë përpara se të fillonte lufta
Shtetet e Bashkuara refuzuan ta konsideronin ekonominë ruse si një ekonomi tregu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?