By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
October 11, 2025
Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet
October 11, 2025
Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie
October 11, 2025
Fazliu ankohet në Kushtetuese, ka emrin me shkronja të vogla në fletëvotim
October 11, 2025
Historiku i zgjedhjeve në Kosovë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti Prokurorisë Speciale: Sillni kriminelët para drejtësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti Prokurorisë Speciale: Sillni kriminelët para drejtësisë
Ballina 1Lajme

Kurti Prokurorisë Speciale: Sillni kriminelët para drejtësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 8:11 AM
Kosova Times Published May 30, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar se janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të jetë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Sipas tij aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta.

“Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat. 25 vjet pas luftës, pa drejtësi për viktimat”, shkruan Kurti.

Ai tha se Prokuroria speciale duhet të jetë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta.

“Në përpjekjet tona për drejtësi për viktimat e luftës së viteve 1998-1999, adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet. Nga të gjitha masakrat ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte. Republikës dhe popullit i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur, të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht e shumë prej tyre njihen nga të mbjetuarit e nga familjarët e viktimave. Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës. Qeveria ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës”, shkruan tutje Kurti në Facebook.

Kurti shtoi se gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë e obligim. Për vuajtjet e së kaluarës dhe shpresën për të ardhmen. Për sakrificën e atyre që i humbëm në luftë dhe për brezat që po rriten në liri.

You Might Also Like

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Fazliu ankohet në Kushtetuese, ka emrin me shkronja të vogla në fletëvotim

Historiku i zgjedhjeve në Kosovë

TAGGED: #Albin Kurti, #Qeveria, #Sistemi i Drejtësisë
Kosova Times May 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / BotëUncategorized

Në Podgoricë arrestohet Do Kwon, një nga të arratisurit më të kërkuar në botë

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Presidenca: Fushata të fillojë pas përfundimit të festave të janarit
Krasniqi: PDK-ja ka të bëjë me atë që mund të ndërtojmë kur bashkohemi, drejt një ëndrre për një Kosovë më të mirë
Ushtarët rusë përdhunuan një vajzë pesëvjeçare
Serbia blen “Rafale” me një kredi franceze prej 1.9 miliardë eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?