By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë pritet të ndodhë pas dënimit të Trumpit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Çfarë pritet të ndodhë pas dënimit të Trumpit?
Ballina 1Rajon / Botë

Çfarë pritet të ndodhë pas dënimit të Trumpit?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 8:26 AM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është shpallur fajtor nga një gjykatë e qytetit të Nju Jorkut për të 34 akuza që kanë të bëjnë me falsifikimin e të dhënave të biznesit të tij para zgjedhjeve presidencial të vitit 2016, me qëllim që të fshehë pagesat e bëra për një aktore të pornografisë.

Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë arritën vendimin më 30 maj, pesë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që Trump të përballet me presidentin aktual demokrat, Joe Biden.

http://199.192.21.43/2024/05/30/trump-shpallet-fajtor-per-falsifikimin-e-te-dhenave-te-kompanise-ne-nje-gjyq-historik

Trump ishte akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit për 34 akuza penale për krime shtetërore, duke përfshirë falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqeve për të fshehur një pagesë prej 130.000 dollarësh për Stormy Daniels, me qëllim që të blejë heshtjen e saj lidhur me marrëdhënien e tyre të supozuar seksuale më 2006. Atëkohë, Trump ishte i martuar me Melania Trump.

Daniels u përpoq të bënte publike lidhjen e saj të supozuar me Trumpin një muaj përpara zgjedhjeve të vitit 2016, një histori që mund të kishte dëmtuar garën e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë. Avokati personal i Trumpit, Michael Cohen, i tha gjykatës se ia transferoi avokatit të Daniels 130.000 dollarë disa ditë para zgjedhjeve, me urdhër të Trumpit. Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të atij viti.

Çfarë ndodh tash?

Gjykatësi tani do të duhet të shqiptojë dënim ndaj Trumpit. Dënimi do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë historinë kriminale të Trumpit dhe për sa akuza është dënuar Trump, tha Brian Kalt, profesor i drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe autor i Constitutional Cliffhangers: A Legal Guide For Presidents And Their Enemies.

Dënimi mund të variojë nga një gjobë ose me kusht deri në një afat deri në katër vjetësh burgim. Megjithatë, në rastet kur të pandehurit dënohen me burgim për një krim të tillë jo të dhunshëm – që nuk është normë në shtetin e Nju Jorkut – ata zakonisht marrin një vit ose më pak.

Trump ka të ngjarë të apelojë çdo dënim dhe ky proces mund të zgjasë me vite, tha ai.

A mund të shkojë Trumpi në burg?

Në teori, Trump mund të shkojë në burg, por Kalt mendon se nuk ka gjasa të ndodhë kjo, pasi Trumpi nuk ka precedent të mëparshëm penal. Është gjithashtu e mundshme që gjyqtari të shtyjë çdo dënim deri pas një apeli, tha Kalt.

A mund të kandidojë ende në zgjedhje dhe të mbajë poste publike?

Kushtetuta e ShBA-së thotë se presidenti duhet të jetë një qytetar i lindur në Shtetet e Bashkuara, të jetë së paku 35 vjeç dhe të ketë qenë rezident i Shteteve të Bashkuara për të paktën 14 vjet.

Ajo nuk e ndalon një të burgosur ose të dënuar me kusht që të kandidojë për post publik ose të bëhet president. Udhëheqësi i Partisë Socialiste, Eugene Debs, kandidoi për president në vitin 1920, ndërsa ishte në burg për kryengritje. Ai fitoi 1 milion vota.

Ndërkohë, ish-presidenti i ShBA-së, George W. Bush, u arrestua për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe u gjobit me 150 dollarë gati një çerek shekulli përpara se të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2000.

Trump mund të betohet si president nga burgu ose nga burgu shtëpiak.

A do ta ndihmojë apo dëmtojë dënimi kandidaturën e Trumpit?

Trump e ka përdorur gjyqin për të inkurajuar bazën e tij elektorale, duke pretenduar se ka një komplot politik për ta bllokuar në garën për president. Fushata e tij shënoi një rritje të donacioneve pas akuzave ndaj tij vitin e kaluar.

Kalt tha se dënimi nuk ka gjasa të ndikojë shumë votues, pasi shumica tashmë kanë opinione të forta për Trumpin.

“Unë dyshoj se ka kaq shumë mbështetës të tij që do ta shikonin një vendim të tillë dhe do të thoshin: “Oh, mirë. Kjo ndryshon gjithçka”, tha ai.

Por, shtoi ai, në një garë të ngushtë zgjedhore ku çdo votë ka rëndësi, nuk mund të përjashtohet plotësisht roli i dënimit.

Një sondazh i ri i publikuar nga NPR/PBS NewsHour/Marist Poll mbështet pikëpamjen e Kaltit. Sipas sondazhit, 67 për qind e votuesve thanë se një vendim fajësie nuk do të ndikonte për kë do të votonin në nëntor. Ndërkohë, pothuajse aq shumë thanë se do të rriste gjasat e tyre për të votuar për Trumpin, sa ata që thanë se do të kishin më pak gjasa të votonin për kandidatin republikan.

A nuk po përballet edhe Trump me raste të tjera gjyqësore?

Trump po përballet me tre gjyqe të tjera: një që ka të bëjë me keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara, një në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021, trazirat në Kongresin amerikan, dhe tjetri që lidhet me ndërhyrjen e supozuar në zgjedhje në shtetin e Xhorxhias.

Çështja gjyqësore lidhur me dokumentet e klasifikuara është shtyrë për një kohë të pacaktuar, ndërsa nisja e gjykimit për ngjarjet e 6 janarit varet nga një vendim i Gjykatës së Lartë amerikane. Kalt tha se asnjëri gjyq nuk ka të ngjarë të fillojë përpara zgjedhjeve të nëntorit 2024.

Ndërsa sa i përket rastit të Xhorxhias, Kalt tha se nuk ka gjasa që gjykata të vazhdojë me rastin, duke e larguar Trumpin nga fushata zgjedhore.

“Duket më e vështirë të imagjinohet se gjykimi [për Xhorxhian] do të ecë përpara, sa më shumë që i afrohemi zgjedhjeve”, tha ai.

Nëse Trump shpallet fajtor për ndonjë prej këtyre rasteve, dënimi i tij për rastin e Nju Jorkut do të luajë një rol në ashpërsinë e dënimit të tij të ri të mundshëm.

Nëse Trump zgjidhet, a mund ta falë veten?

Trump ka fuqinë të falë njerëz për krime federale, jo krime shtetërore, dhe kështu nuk mund të falte veten për dënimin e Nju Jorkut.

Por, Kalt tha se është e paqartë nëse një president mund ta falë veten për një krim federal. Thënë kështu, nëse Trump fiton zgjedhjet, prokurori i tij i përgjithshëm mund të hedhë poshtë rastet federale kundër tij. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

Abdixhiku insiston në Qeveri të Unitetit

Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve

TAGGED: #Donald Trump, #Fajtor, #Falsifikim të dhënash të kompanisë
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fiton dy çmime lotarie prej 50 mijë dollarësh me dy vjet diferencë

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Makina me përmbytje në Kanë. Kryebashkiaku: Pse u vonua paralajmërimi?
Ky është orari i Dardaneve të reja në FIBA U16
Sulmoi babanë e tij, arrestohet një person në Pejë
Gjilani ekzekuton pagesën për subvencionimin e qirasë për 51 familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?