By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për dezinsektimin e rriqrave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për dezinsektimin e rriqrave
Ballina 1Lajme

Komuna e Malishevës kërkon ndihmë për dezinsektimin e rriqrave

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 4:22 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Niveli qendror tash e katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet në ndihmë Komunës së Malishevës për sa i përket dezinsektimit. Siç dihet, Komuna e Malishevës është njëra ndër zonat me të rrezikuar nga rriqrat, që shkaktojnë ethet hemorragjike. Kështu kanë deklaruar për Radio Kosovën zyrtarë nga Drejtoria për Shëndetësi në këtë komunë.

Me rritjen e temperaturave janë regjistruar disa raste të pickimit nga rriqrat, që janë bartës të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që më së shumti është e rrezikuar nga rriqrat dhe për këtë arsye ka filluar dezinsektimin në zonat endemike.

Halit Mazreku, menaxher për emergjenca në Komunën e Malishevës, tha se Komuna e Malishevës ka kontraktuar një firmë për dezinsektimin e 250 hektarëve, por që kjo sipas tij, është e pamjaftueshme krahasuar me zonat që kanë nevojë për dezinsektim.

“Janë të pamjaftueshme në krahasim me 39 zona që i ka Komuna e Malishevës. Këta 250 hektarë mundohemi që t’i shpërndajmë në vatrat, zonat endemike sidomos në ato pjesë kur në të kaluarën ka pasur edhe viktima si dhe ne zona ku për momentin paraqitën raste me të shumta të infektimit nga rriqrat”, tha Mazreku.

Ndërkaq, Hajdin Berisha, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, tha për Radio Kosovën se organet përgjegjëse shtetërore, siç është Këshilli Ndërministror, duhet të marrin masat e nevojshme për luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, si masë më efektive në luftimin e rrezikut që vjen nga pickimi i rriqrave:

“I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht ministrit të thërrasë Këshillin Ndërministror e t’i marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, sepse nga niveli qendror deri me tani qe 4 vjetet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet në këtë drejtim dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK, Ministrisë së Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, apeloi Berisha.

Radio Kosova i ka adresuar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë nëse do t’i dalë në ndihmë Komunës së Malishevës, por deri në transmetimin e këtij raporti, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

TAGGED: #Dezinsektim, #Malishevë, #Rriqra
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj: Policia të jetë e pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit

Kosova Times Kosova Times September 17, 2023
Rama reagon për rrëzimin e kulmit, kërkon hetim të plotë
Sonte Kosova-Qipro
Konjufca: Barazia gjinore mbetet sfidë evidente
Scholz e dënon sulmin ndaj sinagogës në Berlin dhe zotohet për mbrojtjen e hebrenjve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?