By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zgjedhjet, protestat dhe spreji me piper: Protesta të reja masive në Gjeorgji
October 6, 2025
Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji
October 6, 2025
Kalon kufirin pa deklarim të mbi 10 mijë eurove, Dogana ndal personin
October 6, 2025
I vihet zjarri një veture në Vushtrri, pronari gjen një bidon benzinë
October 6, 2025
Policia e rajonit të Prishtinës ekzekuton 151 urdhëresa gjykate
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës
Ballina 2Shkencë

Studimi: Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në matjen e kohës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 7:39 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Ndryshimi i klimës nuk është përgjegjës vetëm për rritjen e nivelit të detit dhe motin ekstrem, thonë ekspertët e klimës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, një studimi të ri thotë se ndryshimi i klimës mund të ndikojë edhe në matjen e kohës globale.

Matja e saktë e kohës sot bëhet me përdorimin e rreth 400 orëve atomike në mbarë botën.

E ashtuquajtura Koha Universale e Koordinuar, ose UTC, është një llogaritje komplekse ((@TheBIPM/YouTube)) e bërë nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave dhe bëhet në përputhje me shpejtësinë e rrotullimit të tokës, që ka një prirje të ndryshojë.

“Në vitet 1970 bota vendosi që ndryshimi midis kohës atomike dhe rrotullimit të tokës të mos jetë më i madh se një sekondë. Shtojmë një sekondë në orën tonë globale kur dallimi mes dy njësive matëse është rreth një sekondë”, thotë Patrizia Tavella, drejtore e Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave.

Kohëmatësit kanë shtuar nga një sekondë në sistemin e matjes së kohës 27 herë që nga viti 1972.

Por prej disa vitesh ka patur spekulime se mund të jetë e nevojshme edhe zbritja e një sekonde.

Në një botë që mbështetet tek ora, këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme.

“Në disa raste këto probleme kanë qenë të mëdha, të ngjashme me ato të uljes së avionëve, sepse kompjuterët pushuan së funksionuari. Dhe ne nuk e dimë nëse ky problem do të përkeqësohej nëse zbresim një sekondë në sistemin aktual të matjes së kohës”, thotë Demetrios Matsakis, ish punonjës i Observatorit Detar të Shteteve të Bashkuara.

Por një studim i ri në revistën “Nature” thotë se ndryshimi i klimës mund të ketë shtyrë nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale.

“Në Arktik është bërë më ngrohtë dhe kjo ka shkaktuar një shkrirje të madhe të akullit që rrjedh nëpër oqeanet në të gjithë botën. Ngrohja globale ka shkaktuar një ngadalësim në ritmin e rrotullimit të tokës”, thotë Duncan Agnew, studiues në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Ky ngadalësim krijon nevojën për kthimin mbrapa me një sekondë të orës globale mes viteve 2026 dhe 2029. Megjithatë, ky efekt në dukje pozitiv, nuk mund të krahasohet me efektet negative të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, thotë studiuesi Duncan Agnew. Gjeofizikani i Universitetit Yale, Jeffrey Park është dakord me këtë vlerësim.

“Kjo është një dëshmi se në fakt proceset e ngrohjes globale përmes shkrirjes së shtresave të akullit polar po ndikojnë në këtë veçori shumë themelore të planetit tonë: rrotullimin e tij. Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato mund të maten”, thotë ai.

Duke pasur parasysh problemet që mund të shkaktojë ndryshimi i orës me një sekondë, autoritetet globale të matjes së kohës votuan për shtyrjen e saj deri në vitin 2035. Diskutimet mbi përputhjen e Kohës së Koordinuar Universale me rrotullimin e Tokës pritet të bëhen në konferencën e ardhshme, që do të mbahet në vitin 2026.

You Might Also Like

Zgjedhjet, protestat dhe spreji me piper: Protesta të reja masive në Gjeorgji

VIDEO: Droni ukrainas sulmoi një rafineri 1400 km larg kufirit. Rusët qëlluan, por më kot

Axhenda ndërkombëate

Stuhia e borës bllokon gati 1,000 alpinistë në shpatin lindor të malit Everest

Rusia nis një sulm masiv në Lviv, Polonia ngrit në ajër avionë luftarakë

TAGGED: #Matja e kohës, #Ndryshimi i klimës, #Revista "Nature"
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gashi: Monitorimi ka ndikuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Policia: Situata në veri është stabile dhe e menaxhueshme
IRI: Serbia përbën kërcënim për tri vende në Ballkan, 83% për Kosovën
Ministri bullgar i kulturës të hënën në Prishtinë
Miratohet plani për ndërtimin e Memorialit për fëmijët e vrarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?