By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak të deklaratave për “Kuvendin gjithëserb”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak të deklaratave për “Kuvendin gjithëserb”
Ballina 2Rajon / Botë

BeH i dërgon notë proteste Malit të Zi për shkak të deklaratave për “Kuvendin gjithëserb”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 1:34 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i dërgoi notë proteste Malit të Zi, për shkak të, siç tha, “deklaratave kontroverse të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, se ‘Kuvendi gjithëserb’ është një tubim i dy shteteve”.

“Edhe pse jemi mësuar prej tij, edhe pse ai vazhdimisht sillet kështu, ne do të reagojmë gjithmonë ndaj përpjekjeve për të sulmuar rregullimin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Konakoviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Konakoviq shtoi se do të analizojë nëse do t’i dërgojë notë proteste edhe Serbisë, për shkak të disa interpretimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se mosrespektimi që Bosnje e Hercegovina ka përjetuar kohëve të fundit nga Vuçiqi, ka kulmuar me atë “kuvend”.

Sipas tij, deklarata e nënshkruar përmban disa kërcënime serioze për sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, përfshirë një numër termash dhe frazash që janë jokushtetuese dhe që dëshmojnë ndërhyrje të rënda në organizimin e brendshëm të Bosnjës.

Më herët, edhe Ambasada e ShBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë tha se konkluzionet e miratuara në “Kuvendin gjithëserb” paraqesin sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit – me të cilën u krijuan dy entitete të Bosnjës: Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – dhe institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Deklarata përmend edhe Kosovën si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

TAGGED: #BeH, #Deklarata, #Ellmedin Konakoviq, #Kuvendi gjithëserb, #Mali i Zi, #Notë proteste
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kori i Filarmonisë gati për koncertin sonte në Slloveni

Kosova Times Kosova Times December 15, 2024
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
Mbahet mbledhja e Bordit të Mitrovicës, diskutohen projektet
Rrëfimi dramatik i të moshuarit: Vëllan e mbyta dhe e godita me sëpatë, sepse ma ngacmonte gruan
Kuleba: Ukraina ka mjaftueshëm armë për kundërofensivën ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?