By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova shenon deficit tregtar në muajin maj 2024 krahasuar nje vit me pare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova shenon deficit tregtar në muajin maj 2024 krahasuar nje vit me pare
Lajme

Kosova shenon deficit tregtar në muajin maj 2024 krahasuar nje vit me pare

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 7:11 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej -2,9% në muajin maj 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 430,6 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 443,4 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin  me 16,6%.

 

Eksporti i mallrave në muajin maj 2024 kishte vlerën 85,7 milion Euro, ndërsa importi 516,3 milion Euro, që është një rritje prej 14,6% për eksport, si dhe një rënie prej (-0,3%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8,9% e përbëjnë produktet minerale; etj.

 

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

 

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13,5% e përbëjnë produktet minerale; 12,1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,0% e përbëjnë mjetet e transportit; 11,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

 

Importet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

 

 

Eksportet dhe importet sipas vendeve në vlerë dhe %

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

 

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,3 milion Euro, ose rreth 33,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,0%), Italia (4,6%), Holanda (2,3%), etj.

 

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 234,6 milion Euro, ose 45,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9,0%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,0%), Italia (5,8%), Greqia (6,0%), etj.

 

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

 

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,7 milion Euro, ose 46,4% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 19.8%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (18,1%),  Maqedonia e Veriut (16,1%), Mali i Zi (5,5%), Serbia (5,1%).

 

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 67,3 milion Euro, ose 13,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-30,4%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,9%), Maqedonia e Veriut (4,2%), Serbia (1,5%).

 

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

 

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17,7 milion Euro, ose 20,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (9,3%) dhe SHBA (3,3%).  

 

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 214,4 milion Euro, ose 41,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,1%) dhe Kina (10,0%).

You Might Also Like

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

Bordi i AKP-së merr disa vendime për procesin e privatizimit

Dogana me aksion në disa barnatore për shpërndarje të barnave pa banderola

Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sllobodan Petroviq i ftuar në Lutjet e mëngjesit për të 14 herë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
11 persona të plagosur, 330 të arrestuar në karnavalin e Karaibeve në Londër
Shqipëri, “autonomia spitalore” rikthehet debati për shërbimet shëndetësore
Kryediplomati i Shqipërisë, vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi
Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?