By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vende në këmbë në aeroplanë – E ardhmja e re e fluturimeve të lira?
June 4, 2025
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë
June 3, 2025
Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
June 3, 2025
Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial
Ballina 2Rajon / Botë

Demokratët në panik nga paraqitja e dobët e zotit Biden në debatin e parë presidencial

Kosova Times
Last updated: 2024/06/28 at 6:04 PM
Kosova Times Published June 28, 2024
Share
SHARE

Aleatët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha që ai të demonstronte gjatë debatit se ishte i fortë dhe plot energji, për t’u dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura rreth aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore të demokratit 81-vjeçar.

Por Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre modeste në arenën më të madhe të politikës amerikane.

Në fund të debatit 90 minutash, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që zoti Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure të zbetë që shpesh ishte e vështirë të kuptohej.

Publikisht dhe privatisht, demokratët ngritën pikëpyetje nëse partia mund, ose duhet ta zëvendësojë zotin Biden si kandidatin e Partisë Demokrate në zgjedhjet e nëntorit përballë ish presidentit 78 vjeçar, Donald Trump.

“Unë nuk jam e vetmja që po i thyhet zemra tani. Ka shumë njerëz që e panë debatin sonte dhe u ndjenë tmerrësisht keq për Joe Biden-in”, tha ish-Senatorja demokrate Claire McCaskill për rrjetin MSNBC. “Nuk e di nëse mund të bëhet diçka për ta rregulluar këtë situatë”.

Për momentin, pyetja kryesore për zotin Biden është nëse dëmi është i përhershëm. Por shumë votues ende nuk e kanë përqendruar krejtësisht vëmendjen tek votimet e nëntorit. Presidenti Biden dhe aleatët e tij kanë miliona dollarë që ende nuk i kanë përdorur për reklama dhe fushatë intensive në shtetet e pavendosura.

http://199.192.21.43/2024/06/28/biden-dhe-trump-shkembejne-kritika-ne-debatin-presidencial/

Por ka raste kur një kandidat e ka rikuperuar fushatën pas një paraqitje të dobët në debatin me rivalin. I tillë ishte dhe rasti i debatit të Presidentit Barack Obama në vitin 2012 me kandidatin republikan, Mitt Romney. Senatori demokrat John Fetterman mundi rivalin republikan në vitin 2022 pas një debati të vështirë, ndërsa zoti Fetterman kishte kaluar një goditje në tru.

Ekipi elektoral i Presidentit Biden shpresojnë, që në fund të fundit, votuesit do të mbështesin një politikan 81-vjeçar, që gëzon vlerësime të dobëta për punën e tij, në një ri-përballje që pak amerikanë e duan.

Pavarësisht këtyre, ekipi i zotit Biden këmbënguli se presidenti ishte në një pozicion unik për të ndaluar kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, sikurse bëri katër vjet më parë.

Prej kohësh ata kanë parashikuar se mbështetja për Presidentin Biden do të rritej ndërsa fushata demokrate të theksonte mjaftueshëm udhëheqjen kaotike të zotit Trump. Por pas paraqitjes së dobët të zotit Biden në debatin presidencial, shenjat janë të pakta se ekziston një besim i tillë.

“Ishte një fillim i ngadaltë. Kjo është e qartë për të gjithë. Unë nuk do të debatoj për këtë pikë”, tha Zëvendëspresidentja Kamala Harris në një intervistë për rrjetin CNN pas debatit. “Por ajo që ka rëndësi është alternativa në nëntor, këto janë një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tonë”.

Mbështetësit e Presidentit Biden u përpoqën të shmangnin komentet pas debatit në Atlanta kur u pyetën nga gazetarët. Ata vunë në dukje një listë të gjatë pohimesh të rreme nga zoti Trump gjatë debatit. Gjatë debatit, zoti Trump nuk doli kundër atyre që shkaktuan trazira në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, një kandidat i mundshëm për president në të ardhmen dhe mbështetësi kryesor në debatin në Atlanta, u bëri thirrje demokratëve që të mos i zërë paniku.

“Unë mendoj se është e padobishme dhe e panevojshme. Duhet ta mbajmë kokën lart”, tha zoti Newsom në një intervistë për rrjetin MSNBC. “Ne duhet ta mbështesim këtë president. Ne nuk dorëzoheni për shkak të një debati. Kush e bën këtë?”

Megjithatë, shenjat e ankthit ishin të dukshme mes demokratëve, ndërsa disa prej tyre kanë dalë hapur me idenë për të gjetur një alternativë tjetër për zgjedhjet e nëntorit.

You Might Also Like

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kurti: Kosova po kthehet në një destinacion më tërheqës investimi

TAGGED: #Debate televizive, #Demokratët, #Donald Trump, #Joe Biden, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times June 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, ndër pikat kryesore të Raportit të Progresit për Serbinë

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Në Dagestan, autobusi u përplas me një makinë dhe KamAZ. Nëntë persona vdiqën
Njësitë e KFOR-it deminojnë një mjet shpërthyes
Lajçak: Momentum i ri për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?