By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bregu: Zbatimi i masave të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor kërkon gjithëpërfshirje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bregu: Zbatimi i masave të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor kërkon gjithëpërfshirje
Ballina 2Rajon / Botë

Bregu: Zbatimi i masave të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor kërkon gjithëpërfshirje

Kosova Times
Last updated: 2024/07/09 at 5:55 PM
Kosova Times Published July 9, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Komisionit Evropian, organizoi sot në Tiranë Konferencën e dytë të Nivelit të Lartë me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike dhe mundësitë në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca kishte në përmbajtje diskutime mbi infrastrukturën, duke prezantuar zgjidhje praktike, parë nga perspektiva e sektorit privat dhe publik, duke eksploruar se si teknologjitë në zhvillim mund të rrisin sigurinë e infrastrukturës kritike. 

“Vitin e kaluar, ne filluam një dialog të nivelit të lartë për sigurinë kibernetike dhe që atëherë kemi parë përparim të rëndësishëm. Të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë përparësi aftësive digjitale në agjendat e tyre kombëtare të reformave. ID-Wallet (Portofoli ID), fillimisht propozim i RCC-së, tani njihet nga BE-ja për aderim në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Europian. RCC, me mbështetjen e BE-së, po zhvillon një qasje rajonale të sigurisë kibernetike. Legjislacioni i Ballkanit Perëndimor është në përputhje me ato të BE-së dhe siguria kibernetike është tani një fokus kyç në Tregun e Përbashkët Rajonal, duke synuar integrimin në Tregun e Përbashkët të BE-së deri në vitin 2028. Përpjekjet përfshijnë përafrimin me kornizën e certifikimit të sigurisë kibernetike të BE-së, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e legjislacionit të IA. Përqafimi i gjithëpërfshirjes është parësor në përpjekjen tonë për të zbatuar masat e sigurisë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha në hapje të konferencës Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Me 5.2 miliardë njerëz në mbarë botën, që kanë akses në internet dhe me 66.2% të popullsisë që e përdorin atë për më shumë se 2 orë e 23 minuta në ditë, siguria kibernetike nuk është më një çështje e sigurisë kombëtare, por një sfidë e sigurisë globale. Vlerësohen 800,000 sulme kibernetike përafërsisht çdo vit në mbarë botën. Ballkani Perëndimor ka parë një rritje të konsiderueshme prej 40% të incidenteve kibernetike vitin e kaluar. Në vitin 2023, më shumë se 1.2 milionë të dhëna personale u ekspozuan për shkak të shkeljeve të të dhënave në rajon dhe sulmet e “ransomware” janë rritur me 200% gjatë dy viteve të fundit. Kërkesa mesatare për shpërblim në rajon është rreth 150,000 €, me disa organizata që paguajnë mbi 1 milion € për të rikuperuar të dhënat e tyre. 75% e bizneseve në Ballkanin Perëndimor raportuan sulme “phishing” vitin e fundit.

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC, Konferenca e dytë e nivelit të lartë për sigurinë kibernetike u hap edhe nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku dhe Zëvendës Shefja e Njësisë për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Komisionit Evropian, Anna Vezyroglou.

Si një platformë për diskutime të strukturuara dhe gjithëpërfshirëse mbi sfidat dhe mundësitë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, Konferenca mblodhi përfaqësues të Ministrive të Ballkanit Perëndimor dhe aktorë përkatës rajonalë dhe ndërkombëtarë për të debatuar mbi prioritetet për përmirësimin e situatës aktuale të sigurisë kibernetike në rajon.

Çështjet kryesore që dolën nga konferenca, përfshijnë aktivitetet në kuadër të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal: forcimi i bashkëpunimit BE-Ballkani Perëndimor mbi kërcënimet kibernetike nëpërmjet shkëmbimit informativ në nivelglobal si thelbësore; dhënies përparësi zgjerimit të Programit të Evropës Digjitale për të përfshirë sigurinë kibernetike për Ballkanin Perëndimor; integrimin e Ballkanit Perëndimor në Kornizën e Certifikimit të Sigurisë Kibernetike të BE-së për të rritur sigurinë e produkteve të TIK-ut; aktivitetet Rajonale të Portofolit ID të lidhura me politikat e BE-së; dhënie përparësi anëtarësimit në Projektin ACTING dhe Akademinë e Aftësive të Sigurisë Kibernetike; njohjen e partneritetit publik-privat si jetik për përmirësimin e masave të sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive dhe sektorëve privatë dhe së fundi, investimin në iniciativat e sigurisë kibernetike, duke përfshirë kërkimin, infrastrukturën dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, veçanërisht për NVM-të, si thelbësore për një të ardhme të sigurt digjitale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Majlinda Bregu
Kosova Times July 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Çipa: Rama e Osmani do të duhej të artikulonin kërkesën e Kosovës për NATO
ShKShMK sqaron për vdekjen e skiatores së jashtme
Porfiri :“Nuk pranojmë asnjë model për Kosovën që është kundër Ungjillit”
Lajçak: Jam pajtuar me Bislimin për hapat e radhës në dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?