By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Lirohen të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 9:55 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Të gjithë të akuzuarit në rastin e “grushtshtetit” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, u shpallën të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Vendimin e mori një trup gjykues prej tre anëtarësh i gjyqtarit Zoran Radoviq.

“Nuk kishte asnjë provë se të akuzuarit ishin fajtorë për veprat për të cilat ngarkoheshin, kështu që ata lirohen nga akuzat”, tha Radoviq.

Vendimi liroi shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të akuzuar për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë në Mal të Zi.

Gjithashtu u liruan ish-udhëheqësit e Frontit Demokratik pro-rus, Andrija Mandiq – kryetar aktual i Kuvendit të Malit të Zi – dhe deputeti Millan Knezheviq, pastaj shoferi Mihajllo Çagjenoviq, gjenerali në pension i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, si dhe shtatë shtetas të tjerë serbë, të arrestuar në ditën e zgjedhjeve më 2016.

Gjykatësi Radoviq tha se që dikush të shpallet fajtor, duhet të ketë fakte të sigurta dhe “të tilla nuk ka”.

“Armë nuk kanë hyrë kurrë në Mal të Zi. Pajisjet që është dashur të përdoren për të hyrë me forcë në Kuvend, nuk janë futur në Mal të Zi. Dhe, pretendimi se njësitë speciale është dashur të qëllojnë në policinë malazeze, nuk është vërtetuar”, tha ai.

Në shpalljen e aktgjykimit nuk morën pjesë as prokurorët specialë dhe as të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës.

Prokuroria Speciale pritet ta apelojë vendimin.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Lartë në një proces që zgjat që shtatë vjet, i bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, e cila i ngarkonte të pandehurit për tentativë terroriste për të rrëzuar Qeverinë me dhunë, në vitin 2016.

Të gjithë të akuzuarit u dënuan në shkallë të parë në vitin 2019 me gjithsej 70 vjet burg.

Dy vjet më vonë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim dhe urdhëroi gjykim të ri.

Çfarë thoshte aktakuza e Prokurorisë Speciale?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, ishin organizatorët dhe financuesit e tentativës për rrëzimin me dhunë të Qeverisë në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor të vitit 2016.

Të gjithë, ndërkaq, u akuzuan se kanë tentuar t’i sulmojnë me armë qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi dhe policinë, si dhe të kryejnë sulme të gjera terroriste në njësitë speciale të policisë.

U akuzuan, po ashtu, se kanë synuar të marrin Kuvendin, të shpallin fitoren e Frontit Demokratik, si dhe të arrestojnë ose likuidojnë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Asnjë nga të akuzuarit nuk e pranoi fajësinë dhe ata mohuan se njiheshin mes vete.

Partia e Gjukanoviqit e humbi pushtetin në vitin 2020. Ndërkohë, kryeprokurori special, Millivoje Katniq, i cili përfaqësonte aktakuzën në këtë gjykim, u zëvendësua.

Megjithatë, Prokuroria e re Speciale, e udhëhequr nga Vlladimir Novoviq, nuk e ndryshoi dhe as s’e hodhi poshtë aktakuzën e Katniqit.

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

TAGGED: #Grushtshteti, #Mali i Zi
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz: Duhet të ketë unitet mes Evropës e SHBA-ve mbi sigurinë e Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 17, 2025
Hoteli që ndriçon epokën e re të mikpritjes greke
Gjenerallejtënant Kingji pret homologun kroat: Mbështetje për Kosovën
Një bankë në Prishtinë raporton se ka pranuar para fals nga 11 biznese
Sonte nis edicioni i dytë i Mitrovica International Jazz Days dedikuar grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?